Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 207 datë 29.07.2011 "Shkolla e Lartë Private “Marin Barleti”

Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (B.Sc.) në:

  1. ADMINISTRIM BIZNESI
  2. INFORMATIKË E APLIKUAR

 

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional (MP) në:

  1. ZHVILLIM I QËNDRUESHËM
  2. EDUKIM, me profile:
    1. a.Mësimdhënia e të nxënit
    2. b.Administrim i Arsimit

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit Bachelor dhe Master Profesional të kërkuara nga Shkolla e Lartë Private “Marin Barleti”, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:

1.Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, B.Sc. në “Administrim Biznesi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

2.Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, B.Sc. në “Informatikë e Aplikuar”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:

Kushtet:

  • Seancat laboratorike të parashikohen me rëndësinë e duhur, nën drejtimin e pedagogëve përkatës si dhe të realizimit të detyrave (punimeve) të kursit;
  • Të rregullohet raporti orë mësimi në auditor/punë e pavarur e studentit për vitin e parë dhe të tretë të studimeve;
  • Të respektohen kriteret për titullarët e lëndëve pasi jo gjithmonë zotërojnë kualifikimin e kërkuar.
  • Të paraqiten CV e titullarëve të lëndëve që do të angazhohen në mësimdhënie.
  • Të përputhet ngarkesa në kredite ECTS në disiplinat me zgjedhje të studentit pasi tejkalon kriterin.
  • Të përshtaten mënyrat e vlerësimit dhe të shpërndarjes së ngarkesës mësimore.
  • Të paraqitet shpërndarja e orëve në auditor në javë për lëndët me zgjedhje.

3.Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Zhvillim i Qëndrueshëm”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentet:

  • Në planin mësimor nuk është paraqitur ngarkesa javore në auditor.
  • Nuk janë paraqitur javët mësimore sipas semestrave.
  • Kreditet nuk janë të shpërndara sipas formave të mësimdhënies.
  • Në planin mësimor nuk dalin qartë format e mësimdhënies.
  • Numri i ECTS për provën finale nuk është i përshtashëm për këtë Program studimi.
  • Orët në auditor të provës finale nuk janë llogaritur drejt.
  • Orët e praktikës profesionale nuk janë llogaritur drejt.
  • Në të gjitha syllabuset mungojnë elementët e mëposhtëm si: Ngarkesa e studentëve në orë mësimore për të gjitha elementët e programit; temat dhe plani i orëve praktike për çdo javë mësimore; njohuritë paraprake që duhet të zotërojë studenti për të ndjekur modulin.
  • Mungojnë CV-të e personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi.

4.Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, MP në “Edukim”, me profile: Mësimdhënia e të nxënit; Administrim i Arsimit, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:

Kushtet:

  • Të paraqiten CV-të e titullarëve të lëndëve.
  • Të rishikohet edhe njëherë ngarkesa në orë dhe ECTS e praktikës (në auditor dhe punë individuale).
  • Të paraqitet literatura bazë në gjuhën shqipe për ato lëndë ku ajo mungon.
  • Të përcaktohet qartë në rregulloren e studimeve gjuha angleze si kriter në hyrje, pasi ka lëdë që jepen nga pedagogë të huaj.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

 Programi i Studimit:                          Bachelor në Administrim Biznesi

                                                       të hapet

 

Programi i Studimit:                          Master Profesional në Zhvillim i Qëndrueshëm

                                                      të mos hapet

 

Institucioni aplikues Shkolla e Lartë Private “Marin Barleti”, për programet e studimit: B.Sc. në “Informatikë e Aplikuar” dhe MP në “Edukim”, me profile: Mësimdhënia e të nxënit; Administrim i Arsimit,  pasi të kenë plotësuar kushtet e mësipërme për këto programe studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programeve të mësipërme.

Z. Emil Lamani dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save