Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 206/1 datë 29.07.2011 "ShLUP “Universiteti Europian i Tiranës”

Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:

  1. 1.KËSHILLIM PSIKOLOGJIK DHE PSIKOTERAPI POZITIVE

 

Për Programet e Studimit të Ciklit të Tretë që përfundojnë me Doktor (Dr.) në:

  1. 1.SHKENCA EKONOMIKE, me profile:
    1. a.Financë
    2. b.Menaxhim
    3. c.Ekonomi dhe Zhvillim i qëndrueshëm
    4. d.Menaxhim i Sistemeve të Informacionit
  2. 2.SHKENCA SOCIALE, me profile:
    1. a.Shkenca Komunikimi
    2. b.Shkenca politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare
    3. c.Sociologji – Antropologji Sociale
    4. d.Psikologji – Pedagogji
  3. 3.SHKENCA JURIDIKE, me profile:
    1. a.E Drejtë Publike
    2. b.E Drejtë Ndërkombëtare
    3. c.E Drejtë Civile
    4. d.E Drejtë Biznesi

 

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit Master i Shkencave dhe Doktoraturë të kërkuar nga ShLUP “Universiteti Europian i Tiranës”, Tiranë, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

 

  1. Përmbajtja e Programit të ri të Studimit, M.Sc. në “Këshillim Psikologjik dhe Psikoterapi Pozitive”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:

Kushtet:

  • Të shprehet qartë emërtimi i programit të studimit pasi emërtimi Master i Shkencave nuk përshtatet me programin e studimit pasi nuk plotëson kërkesën e Ligjit nr. 10307, datë 22.07.2010 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në RSH” të ndryshuar”, neni 15, paragrafi 1.2.1 i nenit 26 të ndryshuar, pika a) “programet e studimeve të ciklit të dytë i pajisin të diplomuarit, që zotërojnë diplomën universitare “Bachelor” me njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor në një fushë, brenda një specialiteti”. Pjesa e fundit e këtij paragrafi “trajnim për kërkim shkencor” nuk është e plotësuar.
  • Të plotësohet plani mësimor sipas udhëzimeve të MASh dhe të paraqiten të detajuara ngarkesa mësimore sipas formave të mësimdhënies.
  • Të paraqitet ngarkesa mësimore jashtë auditorit si dhe të paraqiten format e mësimdhënies.
  • Të paraqitet raporti orë mësimi në auditor/punë e pavarur e studentit.
  • Të paraqitet ndarja e lëndëve sipas veprimtarive formuese.  
  • Të përputhen të dhënat e ECTS për projektin kërkimor dhe tezën e diplomës me udhëzimet e MASh (30-40 kredite).
  • Të paraqiten të dhëna për përbërjen dhe për kualifikimin e anëtarëve të Komitetit Shkencor.
  • Të paraqiten syllabuse për çdo modul dhe jo të grupuara.
  • Të plotësohen syllabuset me elementët si: Viti/semestri kur zhvillohet lënda; Misioni dhe objektivat e lëndës; Ngarkesa në orë si në auditorë dhe jashtë tij; format dhe metodat e mësimdhënies dhe raportet midis tyre; detyrimet e studentit për lëndën dhe literatura ndihmëse.

2.Përmbajtja e Programit të ri të Studimit, Doktoraturë në “Shkenca Ekonomike” me profile: Financë; Menaxhim; Ekonomi dhe Zhvillim i Qëndrueshëm; Menaxhim i Sistemeve të Informacionit, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

3.Përmbajtja e Programit të ri të Studimit, Doktoraturë në “Shkenca Sociale” me profile: Shkenca Komunikimi; Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare; Sociologji – Antropologji Sociale, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

4.Përmbajtja e Programit të ri të Studimit, Doktoraturë në “Shkenca Sociale” me profil: Psikologji - Pedagogji, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet: Të bëhet diferencimi i këtij programi pasi Pedagogjia dhe Psikologjia janë drejtime të ndryshme dhe si të tilla duhen trajtuar edhe në një program doktrature; Të caktohen lëndë specifike për çdo drejtim dhe të përshtatshme për nivelin e shkollës së doktoraturës; personeli akademik të jetë me kualifikim adekuat dhe në përputhje me secilin drejtim; të shikohet mundësia për të bashkëpunuar me Universitetin e Tiranës.

5.Përmbajtja e Programit të ri të Studimit, Doktoraturë në “Shkenca Juridike” me profile: E Drejtë Publike; E Drejtë Ndërkombëtare; E Drejtë Civile; E Drejtë Biznesi, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit:                          Doktoraturë në Shkenca Ekonomike, me profile:

                  1. Financë
                  2. Menaxhim
                  3. Ekonomi dhe Zhvillim i Qëndrueshëm
                  4. Menaxhim i Sistemeve të Informacionit

të hapet

Programi i Studimit:                          Doktoraturë në Shkenca Sociale, me profile:

                  1. Shkenca Komunikimi
                  2. Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare
                  3. Sociologji – Antropologji Sociale
                  4. Psikologji – Pedagogji

të hapet

Programi i Studimit:                          Doktoraturë në Shkenca Juridike, me profile:

                  1. E Drejtë Publike
                  2. E Drejtë Ndërkombëtare
                  3. E Drejtë Civile
                  4. E Drejtë Biznesi

të hapet

Institucioni aplikues ShLUP “Universiteti Europian i Tiranës”, për programin e studimit: M.Sc. në “Këshillim Psikologjik dhe Psikoterapi Pozitive”, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme për këtë program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programit të mësipërm.

Z. Emil Lamani dhe Z. Vladimir Nika nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.


Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save