Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 97 datë 28.09.2010 - SHLUP "ALDENT"

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr.97 datë 28.09.2010

Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor dhe Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave si më poshtë:
1. Bachelor në Fizioterapi
2. Master i Shkencave në Farmaci
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit, Bachelor në “Fizioterapi” si dhe Master i Shkencave në “Farmaci” të kërkuara nga Shkolla e Lartë Universitare Private “ALDENT”, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportin e vlerësimit në përmbajtje me ekspert, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, si dhe bazuar në
standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bachelor në “Fizioterapi” përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me rekomandimet që:
1. Të rishkohet grupimi i lëndëve të formimit karakterizues në përputhje me karakterin/specifikën e lëndëve (lëndë të tilla si: Termo-Elektro- Hidroterapia si dhe të gjitha rehabilitimet duhet të jenë në grupin e lëndëve
të formimit karakterizues).
2. Të paraqiten më të detajuara temat teorike (të disa lëndëve) si dhe të shihet mundësia e gjetjes së literaturës bazë dhe në gjuhën shqipe, e përshtatshme për studentët e këtij niveli.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Shkencave në “Farmaci” përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me rekomandimet që:
1. Lëndët: “Kimi fizike koloidale”, “Botanikë”, “Higjenë e aplikuar”, “Biostatistikë”, “Etikë deontologji”, “Mikrobiologji”, të shpërndahen në grupin e I dhe të III.
2. Lënda e “Higjenës” të bëhet pas marrjes së njohurive të lëndëve “Biologji” dhe “Mikrobiologji”, ndërsa lënda “Toksikologjisë” duhet kryer pas lëndëve “Farmakologji” dhe “Farmakoterapi”.
3. Të ulet pesha e krediteve të lëndëve të “Mikrobiologjisë” në favor të lëndëve karakterizuese të PS.
4. Në syllabusin e praktikës profesionale, të specifikohet që praktika profesionale duhet të kryhet në farmaci të hapura për publikun ose në farmaci spitalore (Direktiva 2005/36/EC).
5. Të shtohet pjesa e farmakologjisë së përgjithshme në syllabusin e lëndës së Farmakologjisë.
6. Frekuentimi i formave të mësimdhënies, i shprehur qartë në syllabuset e lëndëve, duhet të specifikohet edhe në nenet përkatëse të Rregullores së programit.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 01.07.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në “Fizioterapi” të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në “Farmaci” të hapet

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save