Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 96 datë 28.09.2010 - SHLUP "Medikadent"

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr.96 datë 28.09.2010

Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor si më poshtë:
1. Bachelor në Logopedi
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit, Bachelor në “Logopedi”, të kërkuar nga Shkolla e Lartë Universitare Private “Medikadent”, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportin e vlerësimit në përmbajtje me ekspert (anonim), raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, si dhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bachelor në “Logopedi” përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me rekomandimet që:
1. Të specifikohen më qartë Misioni dhe Objektivat e Programit të studimit dhe këto specifikime të reflektohen edhe në syllabuse.
2. Të shihet mundësia e futjes së lëndës “Psikologji dhe Çrregullime të Zhvillimit” pasi janë të domosdoshme për formimin e Logopedistit”.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 01.07.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në “Logopedi” të hapet

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save