Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 94 datë 28.09.2010 - SHLUP “REALD”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr.94 datë 28.09.2010

Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor dhe Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave si më poshtë:
1. Bachelor në Infermieri
2. Bachelor në Marketing
3. Bachelor në Financë
4. Bachelor në Menaxhim
5. Master i Shkencave në Stomatologji
6. Master i Shkencave në Farmaci
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit, Bachelor në “Infermieri”, Bachelor në “Marketing”, Bachelor në “Financë”, Bachelor në “Menaxhim” si dhe Master i Shkencave në “Stomatologji” dhe Master i Shkencave në “Farmaci” të kërkuara nga Shkolla e Lartë Private “REALD”, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportin e vlerësimit në përmbajtje me ekspert (anonim), raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, si dhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bachelor në “Infermieri”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bachelor në “Marketing”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bachelor në “Financë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Bachelor në “Menaxhim”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Shkencave në “Stomatologji” përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me rekomandimin që:
1. Aplikuesi të sigurojë në një kohë optimale raportin pedagog i brendshëm/pedagog i jashtëm në favor të pedagogëve të brendshëm dhe më pas të bëhet e mundur një shpërndarje më e mirë e lëndëve tek këta pedagogë.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i shkencave në “Farmaci” përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me rekomandimin që:
1. Në moduli 22, lënda “Fitoterapia” të ndahet nga lënda “Legjislacion Farmaceutik” 

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 01.07.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në “Infermieri” të hapet
Programi i Studimit: Bachelor në “Marketing” të hapet
Programi i Studimit: Bachelor në “Financë” të hapet
Programi i Studimit: Bachelor në “Menaxhim” të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në “Stomatologji” të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në “Farmaci” të hapet

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save