Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 99, datë 03.11.2015 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “ADMINISTRIM BIZNESI”, TË SHKOLLËS PRIVATE TË ARSIMIT TË LARTË "UNIVERSITETI METROPOLITAN TIRANA"

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 99, datë 03.11.2015
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “ADMINISTRIM BIZNESI”, TË SHKOLLËS PRIVATE TË ARSIMIT TË LARTË "UNIVERSITETI METROPOLITAN TIRANA"


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:

Emërtimi i programit: Bachelor në “Administrim Biznesi”
Cikli i studimit: Cikli i parë
Vendimi i hapjes/licencimit: Vendim i Këshillit të Ministrave Nr.357, datë 12.05.2010 dhe Urdhër i riorganizimit i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Nr. 360, datë 02.09.2013
Institucioni që e ofron:Shkolla Private e Arsimit të Lartë “Universiteti Metropolitan Tirana”
Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Ekonomisë
Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 Vite / 6 Semestra
Kredite (ECTS): 180 Kredite
Forma e studimi: Me kohë të plotë
Gjuha e studimeve: Shqip
Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6

VENDOSI

Programi i studimit Bachelor në “Administrim Biznesi” i përmbush “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë si dhe kërkesat ligjore akademike.
Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë për këtë program studimi vlerësim pozitiv.  
Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Bachelor në “Administrim Biznesi” me elementët e mësipërm, të akreditohet.
Institucioni duhet të marrë masa që të plotësojë rekomandimin si më poshtë:
  • Të përmirësohen mekanizmat e vlerësimit të brendshëm të cilësisë duke angazhuar dhe vetë stafin e brendshëm në proceset e vlerësimit dhe përmirësimin e programeve lëndore në përmbajtje.
  • Të krijohen mundësi që personeli akademik të mbështetet për kërkim shkencor.


KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save