Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 96, datë 02.11.2015 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “MENAXHIM EKZEKUTIV”, TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE PRIVATE "LUARASI"

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 96, datë 02.11.2015
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “MENAXHIM EKZEKUTIV”, TË SHKOLLËS SË LARTË UNIVERSITARE PRIVATE "LUARASI"

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Menaxhim Ekzekutiv”
b)      Cikli i studimit: Cikli i dytë
c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.483, datë 12.10.2012
d)     Institucioni që e ofron: Shkolla e Lartë Universitare Private “Luarasi”
e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti Ekonomik
f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2Vite/4 Semestra
g)      Kredite (ECTS): 120 Kredite
h)      Forma e studimi: Me kohë të plotë
i)       Gjuha e studimeve: Shqip
j)       Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI

1.      Programi i studimit Master i Shkencavenë “Menaxhim Ekzekutiv” i përmbush pjesërisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë të këtij lloji.

2.      Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësimin pozitiv me kushte.

3.      Institucioni duhet të marrë masa të menjëhershme që të plotësojë kushtet si më poshtë:

a.       Të ulet numri i lëndëve që ofron një pedagog i brendshëm si edhe përputhja më e mirë e fushës së tyre më lëndët që mbulojnë. Gjithashtu masat dhe përmirësimet në këtë drejtim duhet të synojnë rritjen e peshës së ngarkesës mësimore në favor të stafit akademik efektiv.
b.      Zgjerimi i hapësirës dhe fondit tëbiblotekës pasi hapësira e ofruar është mjaft e limituar; ndërkohë që edhe numri i titujve dhe njësive në bibliotekë është relativisht i kufizuar.
c.       Ndryshimin i emërtimit të programit të studimit në Master i Shkencave në “Menaxhim”, pasi programi i propozuar nuk mund të jetë edhe shkencor edhe ekzekutiv në të njëjtën kohë.

4.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Master i Shkencave në “Menaxhim Ekzekutiv” me elementët e mësipërm, të akreditohet me kusht.

5.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Master i Shkencave në “Menaxhim Ekzekutiv” me këtë emërtim dhe elementët si më sipër, të akreditohet si i tillë vetëm për studentët që kanë filluar studimet përpara vitit akademik 2015-2016. Pranimet e mëtejshme në këtë program të fillojnë vetëm pas rishikimit të emërtimit të këtij programit në përputhje me kushtin si më lart.
6.      Ngarkohet APAAL të ndjekë plotësimin e kushteve si më lart, e ti paraqesë për shqyrtim nga KA.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË


Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save