Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 86, datë 02.11.2015 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “ADMINISTRIM BIZNESI DHE TEKNOLOGJI INFORMACIONI”, TË SHLUP “INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË”, TIRANË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 86, datë 02.11.2015
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR  NË “ADMINISTRIM BIZNESI DHE TEKNOLOGJI INFORMACIONI”, TË SHLUP “INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË”, TIRANË

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, me elementët si më poshtë:

Emërtimi i programit: Bachelor në “Administrim biznesi dhe teknologji informacioni”
Cikli i studimit: Cikli i parë
Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 68, datë 27.02.2012
Institucioni që e ofron: Shkolla e Lartë Universitare Private “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, Tiranë
Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Ekonomisë
Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 Vite/ 6 Semestra
Kredite (ECTS): 180 Kredite
Forma e studimi: Me kohë të plotë
Gjuha e studimeve: Anglisht
Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6

VENDOSI

Programi i studimit Bachelor në “Administrim biznesi dhe teknologji informacioni” i përmbush plotësisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë si dhe kërkesat ligjore akademike.
Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë për këtë program studimi vlerësim pozitiv.  
Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit, Bachelor në “Administrim biznesi dhe teknologji informacioni” me elementët e mësipërm, të akreditohet.

 KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save