Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 84,datë 02.11.2015 MBI RIORGANIZIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “NGRITJE DHE ZHVILLIM I SIPËRMARRJEVE” “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 84,datë02.11.2015
MBI
RIORGANIZIMIN E PROGRAMIT TËSTUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “NGRITJE DHE ZHVILLIM I SIPËRMARRJEVE”, NË PROGRAMIN E PËRBASHKËT TËSTUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “NGRITJE DHE ZHVILLIM I SIPËRMARRJES NË SEKTORIN E TURIZMIT”, MIDIS UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”, TIRANË DHE UNIVERSITETIT “ALMA MATER” BOLONJË, ITALI

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit, shqyrtoi riorganizimin e programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Ngritje dhe Zhvillim i Sipërmarrjeve”në programin e përbashkët të studimit të ciklit të dytë Master Profesional në “Ngritje dhe Zhvillim i Sipërmarrjes në Sektorin e Turizmit”, ky i funditme elementët:

a)      Emërtimi i programit:Master Profesional në “Ngritje dhe Zhvillim i Sipërmarrjes në Sektorin e Turizmit”
b)     Cikli i studimit: Cikli i Dytë
c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Nr. 264, datë 28.06.2013
d)     Institucioni që e ofron:Universiteti Katolik“Zoja e Këshillit të Mirë”dhe Universiteti “Alma Mater” Bolonjë, Itali
e)      Fakulteti përgjegjës:Fakulteti i Shkencave Ekonomike, Politike dhe Sociale, Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universiteti “Alma Mater” Bolonjë, Itali
f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra):1 vite / 2semestra
g)      Kredite (ECTS):60 ECTS
h)      Forma e studimi: me kohë të plotë
i)       Gjuha e studimeve: Shqip dhe Italisht
j)       Programi i studimit ofrohet nga: Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universiteti Bolonjës, Itali
k)      Diploma që lëshohet: Diplomë e përbashkët me emërtimet zyrtare:
·        Master Profesional në “Ngritje dhe Zhvillim i Sipërmarrjes në Sektorin e Turizmit” përUniversitetin Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”
·        “Master universitario di primo livello in Start up di Impresa nel settore turistico” për Universitetin“Alma Mater” Bolonjë, Itali
l)        Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI:

1.      Vlerësimin pozitiv për riorganizimin e programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Ngritje dhe Zhvillim i Sipërmarrjeve”, të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në programin e përbashkët të studimit të ciklit të dytë Master Profesional në “Ngritje dhe Zhvillim i Sipërmarrjes në Sektorin e Turizmit”, midis Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universitetit“Alma Mater” Bolonjë, Itali.

2.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit,riorganizimin e programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në “Ngritje dhe Zhvillim i Sipërmarrjeve”, të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, në programin e përbashkët të studimit të ciklit të dytë Master Profesional në “Ngritje dhe Zhvillim i Sipërmarrjes në Sektorin e Turizmit”, midis Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universitetit“Alma Mater” Bolonjë, Itali, me elementët e mësipërm.


KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save