Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr.83,datë 02.11.2015 MBI HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “FINANCË, KONTABILITET DHE AUDITIM”, MASTER PROFESIONAL NË “TEKNOLOGJI E INFORMACIONIT NË MENAXHIMIN E PROCESEVE TË BIZNESIT” DHE MASTER I SHKENCAVE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr.83,datë 02.11.2015
MBI
HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË “FINANCË, KONTABILITET DHE AUDITIM”, MASTER PROFESIONAL NË “TEKNOLOGJI E INFORMACIONIT NË MENAXHIMIN E PROCESEVE TË BIZNESIT” DHE MASTER I SHKENCAVE NË “SIGURIA E INFORMACIONIT”, TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit,të programeve të studimit me elementët:

1.      MASTER PROFESIONAL NË “FINANCË, KONTABILITET DHE AUDITIM”
a)      Emërtimi i programit:Master Profesional në “Financë, Kontabilitet dhe Auditim”
b)      Cikli i studimit: Cikli i Dytë
c)      Institucioni që e ofron:Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Torinos, Itali
d)      Fakulteti përgjegjës:Fakulteti i Ekonomisë
e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra):1.5 vite / 3 semestra
f)       Kredite (ECTS):90 ECTS
g)      Forma e studimi: me kohë të plotë
h)      Gjuha e studimeve: Shqip, Anglisht
i)       Lloji i diplomës që lëshohet: Lëshohet diplomë nga Universiteti i Tiranës. Për marrjen e diplomës nga Universiteti i Torinos, Itali, studenti duhet të plotësojë kushtet e përcaktuara në marrëveshjen e lidhur mes Universitetit të Tiranës dhe Universitetittë Torinos, Itali(Pikat 2.1; 5 dhe 6)
j)       Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 20 - 40 studentë
k)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

2.      MASTER PROFESIONAL NË “TEKNOLOGJI E INFORMACIONIT NË MENAXHIMIN E PROCESEVE TË BIZNESIT”
a)      Emërtimi i programit: Master Profesional në “Teknologji e Informacionit në Menaxhimin e Proceseve të Biznesit”
b)      Cikli i studimit: Cikli i Dytë
c)      Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Torinos, Itali
d)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Ekonomisë
e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1.5 vite / 3 semestra
f)       Kredite (ECTS): 90 ECTS
g)      Forma e studimi: me kohë të plotë
h)      Gjuha e studimeve: Shqip, Anglisht
i)       Lloji i diplomës që lëshohet: Lëshohet diplomë nga Universiteti i Tiranës. Për marrjen e diplomës nga Universiteti i Torinos, Itali, studenti duhet të plotësojë kushtet e përcaktuara në marrëveshjen e lidhurmesUniversitetit të Tiranës dhe Universitetittë Torinos, Itali(Pikat 2.1; 5 dhe 6)
j)       Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 15 - 30 studentë
k)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

3.      MASTER I SHKENCAVE NË “SIGURIA E INFORMACIONIT”
a)      Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Siguria e Informacionit”
b)      Cikli i studimit: Cikli i Dytë
c)      Institucioni që e ofron: Universiteti i Tiranës
d)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Ekonomisë
e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite / 4 semestra
f)       Kredite (ECTS): 120 ECTS
g)      Forma e studimi: me kohë të plotë
h)      Gjuha e studimeve: Shqip
i)       Lloji i diplomës qëlëshohet: Master i Shkencave në “Siguria e Informacionit”lëshuar nga Universitetii Tiranës
j)       Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: 15 – 35studentë
k)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI:

1.      Vlerësimin pozitiv për hapjen e programit të studimitMaster Profesional në “Financë, Kontabilitet dhe Auditim”, në Fakultetin Ekonomik tëUniversitetit të Tiranës, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë nga Universiteti i Tiranës. Për marrjen e diplomës nga Universiteti i Torinos, Itali, studenti duhet të plotësojë kushtet e përcaktuara në marrëveshjen e lidhur mes Universitetit të Tiranës dhe Universitetittë Torinos, Itali.

2.      Vlerësimin pozitiv për hapjen e programit të studimit Master Profesional në “Teknologji e Informacionit në Menaxhimin e Proceseve të Biznesit”, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë nga të Universiteti i Tiranës.Për marrjen e diplomës nga Universiteti i Torinos, Itali, studenti duhet të plotësojë kushtet e përcaktuara në marrëveshjen e lidhur mes Universitetit të Tiranës dhe Universitetittë Torinos, Itali

3.      Vlerësimin pozitiv për hapjen e programit të studimit Master i Shkencave në “Siguria e Informacionit”,në Fakultetin Ekonomik tëUniversitetit të Tiranës, në përfundim të të cilit lëshohet diplomë nga Universiteti i Tiranës.

4.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit, hapjen e programeve të studimit Master Profesional në “Financë, Kontabilitet dhe Auditim”; Master Profesional në “Teknologji e Informacionit në Menaxhimin e Proceseve të Biznesit” dhe Master i Shkencave në “Siguria e Informacionit”në Fakultetin Ekonomik tëUniversitetit të Tiranës,me elementët e mësipërm.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save