Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr.81, datë 27.07.2015 PËR HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARËBACHELOR NË“PSIKO – SOCIOLOGJI”, TË INSTITUCIONIT “SHKOLLA E LARTË PRIVATE MESDHETARE E SHQIPËRISË”, TIRANË

VENDIM
Nr.81, datë 27.07.2015
PËR HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARËBACHELOR NË“PSIKO – SOCIOLOGJI”, TË INSTITUCIONIT “SHKOLLA E LARTË PRIVATE MESDHETARE E SHQIPËRISË”, TIRANË

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit, shqyrtoi hapjen e programit të studimit Bachelor në “Psiko - Sociologji”, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit:Bachelor në “Psiko - Sociologji”

b)      Cikli i studimit: Cikli i Parë

c)      Institucioni që e ofron:Institucioni “Shkolla e LartëPrivate Mesdhetare e Shqipërisë”

d)     Fakulteti përgjegjës:Fakulteti i Shkencave Juridike dhe Politike

e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra):3 vite / 6 semestra

f)       Kredite (ECTS):180 ECTS

g)      Forma e studimi: me kohë të plotë

h)      Diploma lëshohet: vetëm nga IAL propozuese

i)        Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6

VENDOSI:

1.      Programiistudimit Bachelor në “Psiko – Sociologji”i propozuar nga Institucioni “Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë”të japëvlerësim negativ pasi ky projekt paraqet një sërë mangësish si më poshtë:

a.       Ndonëse programi paraqitet si një risi, misioni i tij parashikon formimin në dy disiplina: kualifikim i nivelit të parë në psikologji dhe kualifikim të nivelit të dytë në degën e sociologjisë; formimin e ekspertëve dhe specialistëve të mirëfilltë në fushën e psikologjisë dhe të sociologjisë. Në projektin e paraqitur është më shumë një bashkim mekanik i dy fushave me përparësi fushën e sociologjisë por që nuk mundëson formimin e specialistëve të mirëfilltë në të dyja fushat e pretenduara, psikologji dhe sociologji.

b.      Programi i paraqitur nuk pasqyron konceptimin modern të studimeve psikosociale si studime që trajtojnë probleme të përbashkëta të psikologjisë dhe të sociologjisë veçanërisht sesi ndikohet sjellja e individëve nga grupet, eksplorimin e marrëdhënieve ndërmjet individëve në gjithë kompleksitetin e tyre psikologjik dhe shoqërisë që po ndryshon vazhdimisht. Ky program nuk përputhet as me programet e psikologjisë sociale që kanë në fokus sjelljen humane.

c.       Emërtimi i programit të studimit Psiko- Sociologji nuk është një emërtim i përshtatshëm dhe nuk përputhet me emërtimet që përdoren sot në botë për programet e ciklit të parëdhe që janë“Studime psikosociale” ose “Psikologji sociale”.

d.      Misioni dhe objektivat nuk janë shprehur në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe tëqartë.

e.       IAL nuk parashikon tregun e punës për të diplomuarit nga ky program.

f.       Departamenti i shkecave politike dhe ndërkombëtare nuk është njësia e përshtatshme për të realizuar këtë program për shkak të fushave që mbulon dhe sepse personeli akademik i tij nuk ka kredencialet e kërkuara për fushën e psikologjisë.

g.      Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë përbën 56% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programit.

h.      Në shumicën e tyre, programet mësimore kanë mbingarkesë me literaturë në dy gjuhë të huaja (italisht dhe anglisht) gjë që krijon vështirësi për studentët e këtij niveli.

2.      Mbështetur në sa më sipër KA jep vlerësim përfundimtar negativdhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i studimit Bachelor në “Psiko - Sociologji”i propozuar nga Institucioni “Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë”, me elementët e mësipërm të mos hapet.


Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save