Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 76, datë 27.07.2015 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMITTËSTUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATËNË “SHËNDET PUBLIK, DIAGNOZË MOLEKULARE E SËMUNDJEVE INFEKTIVE DHE FARMAKOVIGJILANCË”I UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”

VENDIM
Nr. 76, datë 27.07.2015
PËR AKREDITIMIN E PROGRAMITTËSTUDIMIT TË CIKLIT TË TRETË, DOKTORATËNË “SHËNDET PUBLIK, DIAGNOZË MOLEKULARE E SËMUNDJEVE INFEKTIVE DHE FARMAKOVIGJILANCË”I UNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË”

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.6.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, Doktoratë në “Shëndet Publik, Diagnozë Molekulare e Sëmundjeve Infektive dhe Farmakovigjilancë” me elementët si më poshtë:


a)      Emërtimi i programit: Doktoratënë “Shëndet Publik, Diagnozë Molekulare e Sëmundjeve Infektive dhe Farmakovigjilancë”

b)      Cikli i studimit: Cikli i Tretë

c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 362, datë 03.09.2013

d)     Institucioni që e ofron:Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”, Tiranë në bashkëpunim/marrëveshje me Institutin e Shëndetit Publik, Tiranë dhe Universitetin e Studimeve të Milanos, Itali

e)      Fakulteti përgjegjës UK-ZKM: Fakulteti i Farmacisë

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): së paku 3 vite akademike

g)      Kredite (ECTS): 60 ECTS për vitin e parë teorik

h)      Emërtimi i diplomës: Diplomë për gradën shkencor “Doktor”në “Shëndet Publik, Diagnozë Molekulare e Sëmundjeve Infektive dhe Farmakovigjilancë”, që lëshohet nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”

i)        Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 8

VENDOSI


1.      Programii studimit të ciklit të tretë Doktoratënë “Shëndet Publik, Diagnozë Molekulare e Sëmundjeve Infektive dhe Farmakovigjilancë”iUniversitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” i përmbush plotësisht“Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit tëciklit tëtretë të këtij lloji. Për këtë arsye, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësim pozitiv.

2.      Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programiistudimit i ciklit të tretë Doktoratë në “Shëndet Publik, Diagnozë Molekulare e Sëmundjeve Infektive dhe Farmakovigjilancë”i Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” me elementët e mësipërm,të akreditohet.

Këshilli i Akreditimit i sugjeron Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” që të përmirësojë në vijim monitorimin e ecurisësë programeve të kërkimit të studentëve dhe parashikimin e masave për rritjen e dimensionit ndërkombëtarë të këtij programi edhe përmes angazhimit më të qënësishëm të stafit kërkimor të Universitetit partner Italian.
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save