Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 74, datë 27.07.2015 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMITTË PËRBASHKËT TËSTUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “SHKENCA INFERMIERISTIKE DHE OBSTETRIKE”, MIDISUNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË” DHE UNIVERSITETIT “TOR VERGATA”

VENDIM
Nr. 74, datë 27.07.2015
PËR AKREDITIMIN E PROGRAMITTË PËRBASHKËT TËSTUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “SHKENCA INFERMIERISTIKE DHE OBSTETRIKE”, MIDISUNIVERSITETIT KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË” DHE UNIVERSITETIT “TOR VERGATA”, ROMË, ITALI


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Nenin 29 “Programet e studimit të përbashkëta”, Pika 2 dhe Nenin 62 “Akreditimi”, Pika 5 dhe Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programine studimit, Master i Shkencave në “ShkencaInfermieristike dhe Obstetrike” me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Master i shkencave në “Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike”

b)      Cikli i studimit: Cikli i Dytë

c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 520, datë29.10.2012

d)     Institucioni që e ofron:Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universiteti “Tor Vergata”, Romë, Itali

e)      Fakulteti përgjegjës UK-ZKM: Fakulteti i Mjekësisë

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/4 semestra

g)      Kredite (ECTS): 120 ECTS

h)      Forma e studimi: Me kohë të plotë

i)        Emërtimi i diplomës: Diplomë Master i Shkencavenë “Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike”që lëshohet si diplomëe përbashkëte Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universitetit“Tor Vergata”, Romë, Itali.

j)        Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI


1.      Programii përbashkët,i studimit Master i Shkencave në “Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike”midisUniversitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universitetit “Tor Vergata”, Romë, Itali, i përmbush plotësisht“Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit tëciklit tëdytë. Për këtë arsye, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësim pozitiv.

2.      Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programiipërbashkët i studimit, Master i Shkencave në “Shkenca Infermieristike dhe Obstetrike”midis Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universitetit “Tor Vergata”, Romë, Itali, me elementët e mësipërm,të akreditohet.


Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save