Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr.72, datë 27.07.2015 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË“MENAXHIM BIZNESI”, TËSHKOLLËSSË LARTË UNIVERSITARE JO PUBLIKE, "WISDOM UNIVERSITY"

VENDIM
Nr.72,datë27.07.2015
PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË“MENAXHIM BIZNESI”, TËSHKOLLËSSË LARTË UNIVERSITARE JO PUBLIKE, "WISDOM UNIVERSITY"


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.424, datë 02.6.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, Bachelor në“Menaxhim Biznesi”me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit:Bachelor në “Menaxhim Biznesi”

b)      Cikli i studimit: Cikli i Parë

c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 241, datë 31.05.2011

d)     Institucioni që e ofron:Shkolla e LartëUniversitare Jo Publike “Wisdom University”

e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Shoqërore

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra):3 vite / 6 semestra

g)      Kredite (ECTS): 180ECTS

h)      Forma e studimit: Me kohë tëplotë

i)        Programi i studimit ofrohet: Vetëm nga Shkolla e Lartë Universitare Jo Publike “Wisdom University”

j)        Emërtimi i diplomës: Diplomë Bachelor në “Menaxhim Biznesi”

k)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli6


VENDOSI:



1.      Programi i studimit Bachelor në “Menaxhim Biznesi”e Shkolla e Lartë Universitare Jo Publike “Wisdom University”, nuk i përmbush “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë.

Programi i studimi i ofruar nga ky Institucionparaqet mangësitë dhe dobësi serioze si më poshtë:

a.       Përsa i përket planit mësimor dhe përmbajtjes së tij haset një paqartësi e theksuar si në dokumentacionin e vetvlerësimit ashtu dhe në verifikimin e tij në vend. Ka ndryshime të vazhdueshme të tij por që nuk raportohen në dokumentacionin e vetvlerësimit.

b.      Ka një përcaktim të paarsyetuar të krediteve sipas lëndëve, ngarkesës në auditor dhe jashtë auditorit, në përgjithësi dhe për lëndë në veçanti dhe mungesë të dhënash për format e mësimdhënies dhe ngarkesat përkatëse të tyre, të hasura e të verifikuara edhe gjatë vizitës në Institucion.

c.       Ka paqëndrueshmëri të evidentuar më shumë se një herë të stafit akademik efektiv gjë që ndikon dukshëm në strukturën e Institucionit, qëndrueshmërinë dhe mbarëvajtjen e programit të studimit.

d.      Nuk ka një njësi apo zyrë (zyrë karriere) në shërbim të studentëve.

e.       Ka një mbivendosje të funksioneve administrative me akademike ku një pjesë e madhe e stafit administrativ mbulon njëkohësisht edhe veprimtari akademike. Këta të fundit llogariten njëkohësisht edhe si pjesë e stafit akademik efektiv të njësive bazë të Fakultetit që mbulon këtë program studimi.

f.       Organizim joefektiv i programi edhe për faktin se institucioni zhvillon aktivitetin në tre godina të ndryshme dhe marrëveshje të kufizuara me biznesin vendas për krijimin e mundësisë së praktikave profesionale.

g.      Mungesa të librarisë elektronike dhe të përdorimit të literaturës ndihmëse në gjuhë të huaj.

h.      Nuk ka fonde për zhvillimin e punës kërkimore shkencore të stafit akademik. Burimi i vetëm i financimit janë tarifat e studentëve.

2.      Mbështetur në gjithë sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë për këtë program studimi vlerësimnegativ.

3.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Bachelor në “Menaxhim Biznesi”me elementët e mësipërm, të mos akreditohet.


Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save