Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 72 datë 23.04.2010 - Universiteti “Aleksandër Moisiu”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 72 datë 23.04.2010

Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Diplomë e Nivelit të Parë (DNP) në:
1. DNP Shkenca Kompjuterike
2. DNP Sistemet e Informacionit
3. DNP Teknologji Informacioni
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit, Diplomë e Nivelit të Parë (DNP) në DNP në “Shkencat Kompjuterike”, DNP në “Sistemet e informacionit”, DNP në “Teknologji Informacioni” të kërkuara nga Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programeve të Reja të Studimit, DNP në “Shkenca Kompjuterike”, DNP në “Sistemet e Informacionit”, DNP në “Teknologji Informacioni”, përmbush në përgjithësi standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me sugjerimin që të përfshihen në një program të vetëm: DNP ”Teknologji dhe Sisteme Informacioni”, me tre drejtime/opsione sipas argumentave bashkëngjitur këtij Vendimi:
1. “Shkenca Kompjuterike”,
2. “Sistemet e Informacionit,
3. “Teknologji Informacioni”
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
· Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë në “Teknologji dhe Sisteme Informacioni”me tre drejtime/opsione: 1. “Shkenca Kompjuterike”; 2. “Sistemet e Informacionit; 3. “Teknologji Informacioni” të hapet

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save