Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 71 datë 31.03.2010 - SHLUP "Justicia"

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 71 datë 31.03.2010

Për akreditimin Institucional të Fakultetit të Drejtësisë dhe të Programeve të Studimit që përfundojnë me Jurist (Diplomë e sistemit të vjetër 4-vjeçar) dhe Diplomë e Nivelit të Parë në Drejtësi, të Shkollës së Lartë Universitare Private “Justicia”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin institucional të Fakultetit të Drejtësisë dhe të Programeve të Studimit Jurist (Diplomë e sistemit të vjetër 4- vjeçar) dhe Diplomë e Nivelit të Parë në Drejtësi të Shkollës së Lartë Universitare Private “Justicia”, të kryer në periudhën Shkurt 2009 – Mars 2010, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar pozitiv për Fakultetin e Drejtësisë dhe dy Programet e Studimit: Diplomë e sistemit të vjetër 4-vjeçar në Drejtësi dhe Diplomë e Nivelit të Parë në Drejtësi (3 vjet) pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Këshilli i Akreditimit vëren se ka edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe, për këtë qëllim,
REKOMANDON:
1. Hartimi një strategjie afatgjatë, të zhvillimit institucional të institucionit.
2. Rritja e fondit për pasurimin e bibliotekës dhe mundësia e abonimi, online në Revista Juridike dhe të tjera prestigjioze
3. Vendosja e një raporti të drejtë midis pedagogëve të jashtëm dhe të brendshëm, për të shtuar numrin e pedagogëve të brendshëm, me rritjen e mëtejshme të institucionit.
4. Rishikimi në mënyrat e pranimit të studentëve, duke përcaktuar si kriter përzgjedhës edhe notën mesatare të tyre.
dhe brenda afatit 3 mujore të bëhet:
1. Përgatitja e suplementit të diplomës.
2. Vënia në funksionim permanent të njësisë së sigurimit të brendshëm të cilësisë, nëpërmjet përgatitjes së politikave konkrete mbi të cilat ajo duhet të veprojë.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, Për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Institucioni: Fakulteti i Drejtësisë, Shkolla e Lartë Private “Justicia” të akreditohet.
Programi i Studimit: Diplomë e sistemit të vjetër 4-vjeçar në Drejtësi të akreditohet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë (3 vjet) në Drejtësi të akreditohet.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save