Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr.69, datë 27.07.2015 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I PROFESIONAL NË“FINANCË KONTABILITET”, TËSHKOLLËSSË LARTË PRIVATE "LOGOS"

VENDIM
Nr.69,datë27.07.2015
PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I PROFESIONAL NË“FINANCË KONTABILITET”, TËSHKOLLËSSË LARTË PRIVATE "LOGOS"

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.424, datë 02.6.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, Master Profesional “FinancëKontabilitet”,me elementët si më poshtë:


a)      Emërtimi i programit:Master Profesional në“Financë Kontabilitet”

b)      Cikli i studimit: Cikli i Dytë

c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 335, datë 16.08.2013

d)     Institucioni që e ofron:Shkolla e Lartë Private “LOGOS”

e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti Ekonomik

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra):1.5 vite / 3 semestra

g)      Kredite (ECTS): 90ECTS

h)      Forma e studimit: Me kohë tëplotë

i)        Programi i studimit ofrohet: Shkolla e Lartë Private “LOGOS”

j)        Emërtimi i diplomës: Diplomë Master Profesional në“Financë Kontabilitet”

k)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI:


1.      Programi i studimit Master Profesional në“Financë Kontabilitet”e Shkolla e Lartë Private “LOGOS”, i përmbush vetëm pjesërisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë të këtij lloji.

Por Institucioni paraqet mangësitë si më poshtë për këtë program studimi:

a.       Jo të gjitha njësitë akademike bazë të Fakultetit Ekonomik, përgjegjës për këtë program studimi janë në përputhje të plotë me standardet për numrin e personelit efektiv të tyre.

b.      Institucioni nuk ka një njësi të organizuar në nivel Institucional për vlerësimin dhe sigurimin e brendshëm të cilësisë dhe veprimtari vlerësimi të herëpashershme dhe jo të vendosurambi baza të përhershme, duke mos garantuar cilësinë e programeve të studimit në vazhdimësi.

c.       Informacioni që Institucioni ofron në faqen zyrtare të tij është i varfër dhe nuk përditësohet, duke krijuar një paqartësi për studentët e tij dhe palët e tjera të interesuara.

d.      Paraqiten probleme tëeficencës të pajisjeve kompjuterike në funksion të studentëve, veçanërisht në mjediset e bibliotekës.

e.       Stafi i brendshëm akademik ka një veprimtari kërkimore të kufizuar dhe nuk përfshihen nëprojekte kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe veprimtari botuese.

2.      Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësimin pozitivme kushte.

3.      Shkolla e Lartë Private “LOGOS”duhet të plotësojë kushtet e mësipërme brenda 1 viti dhe ti paraqesë ato pranë APAAL për tu shqyrtuar nga KA.

Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Master Profesional në“Financë Kontabilitet”me elementët e mësipërm, të akreditohet me kusht.
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save