Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 68 datë 26.02.2010 - SHLUP "ISSAT"

 

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 68 datë 26.02.2010


Për akreditimin Institucional dhe të Programeve të Studimit të Ciklit të tretë, Master i Nivelit të Dytë në: “E Drejtë Ndërkombëtare”; “Studime Europiane dhe Diplomaci”; “Menaxhim Biznes”; “Financë – Kontabilitet”; “Menaxhim Shendetësor”, të Institucionit të Arsimit të Lartë Privat “Instituti i Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve”
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin Institucional dhe të Programeve të Studimit të Ciklit të Tretë, Master i Nivelit të Dytë (MND) në: “E Drejtë Ndërkombëtare”, “Studime Europiane dhe Diplomaci”, “Menaxhim Biznes”, “Financë – Kontabilitet”, “menaxhim Shëndetësor”, të Institucionit të Arsimit të Lartë Privat “Instituti i Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve” (ISSAT), të kryer në periudhën Tetor 2009 – Shkurt 2010, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar për akreditimin Institucional dhe të Programeve të Studimit të Ciklit të Tretë, MND në: “E Drejtë Ndërkombëtare”, “Studime Europiane dhe Diplomaci”, “Menaxhim Biznes”, “Financë – Kontabilitet”, “Menaxhim Shëndetësor”, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Këshilli i Akreditimit, me qëllim rritjen e cilësisë së përgatitjes së studentëve, sugjeron zgjerimin e bibliotekës me inventarin e librave, zgjerimin e stafit paralel me zgjerimin e vetë Institucionit dhe të përfundojnë sa më parë të jetë e mundur.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, Për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Institucioni:Institucioni i Arsimit të Lartë Privat “Instituti i Studimeve Strategjike dhe Trajnimeve” të akreditohet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në: “E Drejtë Ndërkombëtare”, të akreditohet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në: “Studime Europiane dhe Diplomaci”, të akreditohet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në: “Menaxhim Biznes”, të akreditohet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në: “Financë – Kontabilitet”, të akreditohet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Dytë në: “Menaxhim Shëndetësor”, të akreditohet.

 

KËSHILLI I AKREDITIMIT

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save