Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 62, datë 29.06.2015 MBI HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI NDËRTIMI, ME PROFILE: “STRUKTURË” DHE “GJEOTEKNIKË”, TË UNIVERSITETIT “POLIS”

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 62, datë 29.06.2015
MBI
HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER I SHKENCAVE NË “INXHINIERI NDËRTIMI, ME PROFILE: “STRUKTURË” DHE “GJEOTEKNIKË”, TË UNIVERSITETIT “POLIS”
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit, shqyrtoi hapjen e programit të studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Ndërtimi”, me profile: “Strukturë” dhe “Gjeoteknikë”, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Inxhinieri Ndërtimi”, me profile: “Strukturë” dhe “Gjeoteknikë”

b)      Cikli i studimit: Cikli i Dytë

c)      Institucioni që e ofron: Universiteti “POLIS”

d)     Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Arkitekturës dhe Dizajnit Urban

e)      Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite/ 4 semestra

f)       Kredite (ECTS): 120 ECTS

g)      Forma e studimi: me kohë të plotë

h)      Programi i studimit ofrohet nga: Vetëm nga Universiteti “POLIS”

i)        Diploma që lëshohet: Diplomë Master i Shkencave në “Inxhinieri Ndërtimi”, me profile: “Strukturë” dhe “Gjeoteknikë”

j)        Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI:

1.      Vlerësimin pozitiv për hapjen e programit të studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Ndërtimi”, me profile: “Strukturë” dhe “Gjeoteknikë”, të Universitetit “POLIS”.

2.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit, hapjen e programit të studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Ndërtimi”, me profile: “Strukturë” dhe “Gjeoteknikë”, të Universitetit “POLIS”, me elementët e mësipërm.

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save