Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 6 datë 27.03.2009 - Universiteti i Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 6 datë 27.03.2009

Për vlerësimin e Programit të Studimit të Ciklit të Tretë që përfundon me Diplomë: Master i Nivelit të Dytë “STUDIME EUROPIANE” me profile:
· Legjislacioni dhe Institucionet Europiane
· Politika dhe Qeverisja në Europë
· Diplomacia dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare të BE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë “Studime Europiane”, kërkuar nga Shkolla Pasuniversitare për Studime Europiane, Universiteti i Tiranës me profilet e
mëposhtme:
· Legjislacioni dhe Institucionet Europiane
· Politika dhe Qeverisja në Europë
· Diplomacia dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare të BE,
bazuar në Raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje të Ekspertit, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Dytë “Studime Europiane” me profilet e mësipërme përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me kusht që:
1. Të përcaktohen qartë aktivitetet e tjera mësimore përveç leksioneve.
2. Të parashikojë modalitetet për transferimin e mundshëm të studentëve nga dhe drejt programeve të tjera të ngjashme.
Pikat 1 dhe 2 të bëhen pjesë e Rregullores së Programit të Studimit.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës hapjen e Programit të studimit: Master i Nivelit të Dytë “Studime Europiane” me profile:
· Legjislacioni dhe Institucionet Europiane
· Politika dhe Qeverisja në Europë
· Diplomacia dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare të BE

të hapet

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save