Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 58 datë 04.12.2009 - Universiteti Politeknik i Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 58 datë 04.12.2009

Për vlerësimin e Programeve të Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master të Nivelit të Parë (MNP) në:
· TEKSTIL DHE FASHION DESIGN
· PLANIFIKIM I SISTEMEVE TË TRANSPORTIT, MENAXHIMI I TRAFIKUT DHE SIGURIA RRUGORE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit, Master i Nivelit të Parë në: Tekstil dhe Fashion Design; Planifikimi i Sistemeve të Transportit, Menaxhimi i Trafikut dhe Siguria Rrugore, të kërkuara nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, Universiteti Politeknik i Tiranës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Parë në “Tekstil dhe Fashion Design”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me kusht që :
1. Të shqipërohet emërtimi i titullit të programit
2. Të përmirësohet raporti i krediteve për lëndë.
3. Të pasurohet literatura e rekomanduar.
4. Të shihet mundësia e bashkëpunimit me Institutin e Antropologjisë Kulturore
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Parë në “Planifikimi i Sistemeve të Transportit, Menaxhimi i Trafikut dhe Siguria Rrugore”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me sugjerimet që:
1. Vlerësimi i studentit të detajohet me qëllim që vleresimi 100% të ishte shumë e Vlerësimive Vi.
2. Frekuentimi të mos jetë detyrimisht në masën 100%, por më fleksibël.
3. Të futet praktika apo stazhi në Programin e Studimit.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Parë në “Tekstil dhe Fashion Design”, të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Parë në “Planifikimi i Sistemeve të Transportit, Menaxhimi i Trafikut dhe Siguria Rrugore”, të hapet.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save