Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 57 datë 04.12.2009 - Universiteti Politeknik i Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 57 datë 04.12.2009

Për vlerësimin e Programin e Studimit të Ciklit të Tretë që përfundon me Doktoraturë (DR) në:
1. DR në INXHINIERI NDËRTIMI me drejtime: · INXHINIERI NDËRTIMI; · INXHINIERI HIDROTEKNIKE; · INXHINIERI MJEDISI
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit, Doktoraturë në Inxhinieri Ndërtimi me tre drejtime, të kërkuar nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti Politeknik i Tiranës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Inxhinieri Ndërtimi me drejtime: 1.Inxhinieri Ndërtimi, 2.Inxhinieri Hidroteknike dhe 3. Inxhinieri Mjedisi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me sugjerimin që pas hapjes të kësaj doktorate të lidhen kontrata të rregullta zyrtare me institucione të huaja.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Inxhinieri Ndërtimi” me drejtime: · Inxhinieri Ndërtimi; · Inxhinieri Hidroteknike; · Inxhinieri Mjedisi të hapet.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save