Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 56, datë 29.06.2015 MBI RIORGANIZIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “GJUHË LETËRSI SHQIPE DHE FRËNGE” NË PROGRAMIN E STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “GJUHË DHE KULTURË FRËNGE”, TË UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” KORÇË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 56, datë 29.06.2015
MBI
RIORGANIZIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “GJUHË LETËRSI SHQIPE DHE FRËNGE” NË PROGRAMIN E STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “GJUHË DHE KULTURË FRËNGE”, TË UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” KORÇË



Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit, shqyrtoi riorganizimin e programit të studimit Bachelor në “Gjuhë Letërsi Shqipe dhe Frënge” në programin e studimit të ciklit të parë Bachelor në “Gjuhë dhe Kulturë Frënge”, ky i fundit me elementët:

a)      Emërtimi i programit: Bachelor në “Gjuhë dhe Kulturë Frënge”

b)      Cikli i studimit: Cikli i Parë

c)      Vendimi i hapjes/licencimit: VKM Nr. 977, datë 08.10.2009

d)     Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë

e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra

g)      Kredite (ECTS): 180 ECTS

h)      Forma e studimi: me kohë të plotë

i)        Programi i studimit ofrohet nga: Vetëm nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë

j)        Diploma që lëshohet: Diplomë Bachelor në “Gjuhë dhe Kulturë Frënge”

k)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6

VENDOSI:

1.      Vlerësimin pozitiv për riorganizimin e programit të studimit Bachelor në “Gjuhë Letërsi Shqipe dhe Frënge” në programin e studimit të ciklit të parë Bachelor në “Gjuhë dhe Kulturë Frënge”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.

2.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit, riorganizimin e programit të studimit Bachelor në “Gjuhë Letërsi Shqipe dhe Frënge” në programin e studimit të ciklit të parë Bachelor në “Gjuhë dhe Kulturë Frënge”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, me elementët e mësipërm.

3.      Institucioni të përmirësojë, veçanërisht për këtë fakultet, raportin staf/studentë.

4.      Institucioni të përcaktojë një literaturë bazë të detyrueshme për studentin pasi rekomandimi i disa teksteve sjell konfuzion dhe mbingarkesë. Të shikohet gjithashtu, përputhja e plotë e literaturës ndihmëse me përmbajtjen, në disa syllabuse të këtij programi.
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save