Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 542, datë 08.05.2014 Për hapjen e Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Politike, në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 542, datë 08.05.2014


1.   Për hapjen e Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Politike, në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë.
2.   Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:
a.    E DREJTË PRIVATE

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi relacionin “Për hapjen e Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Politike” dhe propozimin për hapjen e Programit të ri të studimit Master Profesional në “E Drejtë Private”, të kërkuar nga Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1.   Përmbajtja e strukturës së Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Politike, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentet e mëposhtme:
§  Dokumentacioni i paraqitur për ndryshimin e organigramës akademike nuk mbështetet në aktet ligjore ekzistuese në të cilat Universiteti i Vlorës ka detyrimin të organizojë organigramën. Akti i fundit ligjor i organizimit është VKM Nr. 822, datë 5.12.2007 dhe Urdhëri i Ministrit nr. 398, datë 10.08.2011.
§  Në organizimin e ri që do të realizojë mbetet e paqartë struktura akademike e Fakultetit të Drejtësisë dhe Ekonomisë, i cili mbetet me dy njësi bazë duke mos përmbushur kriteret e Ligjit të Arsimit të Lartë.

2.    Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “E drejtë Private”: Nisur nga kërkesa për licensimin e programit të studimit në njësinë kryesore Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Politike, Këshilli i Akreditimit, jep vlerësim Negativ për sa kohë, Fakulteti që parashikohet të mbulojë këtë program studimi, ka marrë vendim negativ.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Sportit:

Institucioni:                                      Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Politike, në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë
të mos hapet

Programi i Studimit:                          Master Profesional në E Drejtë Private
të mos hapet

KËSHILLI i AKREDITIMIT


Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save