Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 54, datë 29.06.2015 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË EDUKIM, ME PROFILE “MËSIMDHËNIA DHE TË NXËNIT” DHE “ADMINISTRIM I ARSIMIT”, TË ShLUJ “UNIVERSITETI MARIN BARLETI”

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 54, datë 29.06.2015
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË EDUKIM, ME PROFILE “MËSIMDHËNIA DHE TË NXËNIT” DHE “ADMINISTRIM I ARSIMIT”, TË ShLUJ “UNIVERSITETI MARIN BARLETI”


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.6.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, Master Profesional në “Edukim”, me profile “Mësimdhënia dhe të Nxënit” dhe “Administrim i Arsimit”, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Master Profesional në “Edukim”, me profile “Mësimdhënia dhe të Nxënit” dhe “Administrim i Arsimit”

b)      Cikli i studimit: Cikli i Dytë

c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 549, datë 11.11.2011

d)     Institucioni që e ofron: ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”

e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Drejtësisë dhe i Shkencave Sociale e Politike

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1.5 vite*

g)      Kredite (ECTS): 60 ECTS*

h)      Forma e studimit: Me kohë të pjesshme*

i)        Programi i studimit ofrohet: Vetëm nga ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”

j)        Statusi i diplomës: Diplomë Master Profesional në Edukim, me profile “Mësimdhënia dhe të Nxënit” dhe “Administrim i Arsimit”

k)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7

VENDOSI:

1.      Programi i studimit Master Profesional në “Edukim”, me profile “Mësimdhënia dhe të Nxënit” dhe “Administrim i Arsimit” e ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”, i përmbush “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë. Për këtë arsye, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësimin përfundimtar pozitiv.

2.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Master Profesional në “Edukim”, me profile “Mësimdhënia dhe të Nxënit” dhe “Administrim i Arsimit” me elementët e mësipërm, të akreditohet.

3.      Institucioni të pasurojë literaturën në funksion të këtij programi edhe me manuale të mirënjohura në shkencat e edukimit në nivel Europian dhe duhet të përfshijë më shumë studentët në veprimtari konkrete dhe organet vendimmarrëse.

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save