Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 54/1,datë 02.11.2015 PËR SHPALLJEN E VENDIMIT TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË EDUKIM, ME PROFILE “MËSIMDHËNIA DHE TË NXËNIT” DHE “ADMINISTRIM I ARSIMIT”, TË ShLUJ “UNI

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 54/1,datë 02.11.2015
PËR
SHPALLJEN E VENDIMIT TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË EDUKIM, ME PROFILE “MËSIMDHËNIA DHE TË NXËNIT” DHE “ADMINISTRIM I ARSIMIT”, TË ShLUJ “UNIVERSITETI MARIN BARLETI”

Këshilli i Akreditimit, me VKA Nr. 54, datë 29.06.2015 për“Akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në Edukim, me profile “Mësimdhënia dhe të nxënit dhe “Administrim i arsimit” të ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”, përcjellë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit me shkresë Nr. 171, datë 01.07.2015 dhe dorëzuar në datën01.07.2015, i ka rekomanduar Ministrit të Arsimit dhe Sportit, që programi i studimit i ciklit të dytë, Master Profesional në “Edukim”, me profile “Mësimdhënia dhe të Nxënit” dhe “Administrim i Arsimit” me elementët e mësipërm, të akreditohet.

Institucioni të pasurojë literaturën në funksion të këtij programi edhe me manuale të mirënjohura në shkencat e edukimit në nivel Europian dhe duhet të përfshijë më shumë studentët në veprimtari konkrete dhe organet vendimmarrëse.

Këshilli i Akreditimit të Arsimit të Lartë, konstaton se që nga data 01.07.2015 Ministri i Arsimit dhe Sportit nuk është shprehur për Vendimin e mësipërm.

Përkëtë arsye,bazuar në nenin 62 pika 1 të ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, i cili parashikon se “Ministri i Arsimit dhe Shkencës, mbështetur në rekomandimet e këshillit të akreditimit, jep vendimin përfundimtar për akreditimin institucional dhe të programeve në arsimin e lartë publik dhe privat. Ai shprehet brenda një muaji, në të kundërt këshilli i akreditimit shpall vendimin e tij”, nenit 138 të Ligj Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, nenin 15 pika 6 dhe 8 të Rregullores “Për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr.424, datë 02.6.2010 i ndryshuar, meqenëse ka kaluar më shumë se 1 muaj dhe Ministri i Arsimit dhe Sportit nuk është shprehur për Vendimin e mësipërm, Këshilli i Akreditimit
VENDOSI:

1.      Të shpall Vendimin e tij Nr. 54, datë 29.06.2015 për “Akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë, Master Profesional në Edukim, me profile “Mësimdhënia dhe të nxënit dhe “Administrim i arsimit” të ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”.
2.      Vendimi Nr. 54, datë 29.06.2015 i bashkëngjitet këtij Vendimi.
3.      Ngarkohet Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartëtë njoftojë Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË


Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save