Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 539, datë 09.05.2014 Për akreditimin periodik Institucional dhe Programit të Studimit që përfundon me Master Profesional në “Komunikim dhe Gazetari”, të “Universiteti i New York-ut në Tiranë”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 539, datë 09.05.2014
Për akreditimin periodik Institucional dhe Programit të Studimit që përfundon me Master Profesional në “Komunikim dhe Gazetari”, të “Universiteti i New York-ut në Tiranë”
 

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin Institucional dhe Programit të Studimit që përfundon me Master Profesional në “Komunikim dhe Gazetari”, të “Universiteti i New York-ut në Tiranë”, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë dhe vërejtjet e lëna nga vlerësimi i jashtëm, vlerëson se nevojitet që Institucioni të plotësojë më parë disa mangësi për të dalë në një vlerësim përfundimtar.

Këshilli i Akreditimit për Institucionin “Universiteti i New York-ut në Tiranë” dhe programin e studimit Master Profesional “Komunikim dhe Gazetari”, vendos të lërë një periudhë kohore deri në një vit për të plotësuar mangësitë si më poshtë. Me përmbushjen e tyre Institucioni duhet ti dokumentojë ato pranë APAAL, e cila pas verifikimit dhe në varësi të shkallët se përmbushjes do të vijojë procedurën dhe paraqitjen në Këshillin e Akreditimit për akreditimin periodik.

Vërejtjet dhe mangësitë që lidhen me Institucionin dhe programin e studimit Master Profesional në “Komunikim dhe Gazetari” janë si më poshtë:
Për Institucionin “Universiteti i New York-ut në Tiranë”

§  Të rritet numri i personelit të kualifikuar, shpërndarja e tyre në njësitë kryesore dhe bazë, në përputhje të plotë me standardet organizative për IAL me statusin Universitet dhe shkallën e kualifikimit sidomos në departamentet pasi kanë mangësi të stafit me titujt/grada.
§  Të paraqiten të dhëna dhe evidenca konkrete mbi ndërtimin e kampusit universitar si një nevojë urgjente për vazhdimin e procesit të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, rekomandim i dhënë edhe më parë në kuadrin Institucional apo të programeve të studimit.
§  Të paraqes të dhëna të qartë, konkrete mbi kërkimin shkencor edhe në kuadrin e strategjive Institucionale, në mënyrë që të zhvendoset fokusi i tij nga përgjegjësia/aktiviteti individual edhe në atë institucional.

Për programin e studimit Master Profesional në “Komunikim dhe Gazetari”

§  Të qartësohet ndarja e programit të studimit nga cikli i parë Bachelor në ciklin e dytë Master profesional, dhe të ofrohen të veçanta.
§  Të realizohet një profilizim më i qartë në përmbajtjen e kurrikulës së programit të studimit të ndarë në dy ciklet në përputhje me legjislacionin Shqiptar, shoqëruar këto edhe me rezultate në dalje (learning outcomes) në përputhje me emërtimin e programit dhe ciklin e studimit.
§  Të krijohen bashkëpunime me aktorë në terren për t’ i siguruar studentëve punësim në këtë profil.


KËSHILLI i AKREDITIMIT

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save