Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 538, datë 08.05.2014 Për Programin e Studimit të Ciklit të Tretë që përfundon me Diplomë Universitare Specializimi

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 538, datë 08.05.2014
Për Programin e Studimit të Ciklit të Tretë që përfundon me Diplomë Universitare Specializimi në:


1.   MJEKËSI TRANSFUZIVE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programit të ri të studimit Diplomë Universitare Specializimi, të kërkuar nga Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti Mjekësor i Tiranës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet për këto programe studimi, arrin në këtë përfundim:

1.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Diplomë Universitare Specializimi në “Mjekësi Transfuzive”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit:                          Diplomë Universitare Specializimi në Mjekësi Transfuzive
                                                          Kohëzgjatja: 2 vite akademike
                                                          ECTS: 120
                                                          Forma e studimit: Kohë e plotë
                                                          të hapet

KËSHILLI i AKREDITIMIT
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save