Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 533, datë 08.05.2014 Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 533, datë 08.05.2014
Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor (B.Sc) në:


1.   INXHINIERI NDËRTIMI
Për Programin e studimit jouniversitar (2 vite akademike) që përfundon me Diplomë profesionale në:
1.   EFIÇENCË ENERGJITIKE

Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimet për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 525 datë 18.07.2013, të Programeve të reja të studimit Bachelor dhe Programin e studimit jouniversitar (2 vite akademike) Diplomë Profesionale, të kërkuar nga “Universiteti Polis”, bazuar në raportet e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:

1.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Inxhinieri Ndërtimi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

2.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Diplomë profesionle në “Efiçencë energjitike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit:                          Bachelor në “Inxhinieri Ndërtimi”
                                                         Kohëzgjatja: 3 vite akademike
                                                         ECTS: 180
                                                         Forma e studimit: Kohë e plotë
                                                         të hapet

Programi i Studimit:                          Diplomë Profesionale në “Efiçencë energjitike”
                                                         Kohëzgjatja: 2 vite akademike
                                                         ECTS: 120
                                                         Forma e studimit: Kohë e plotë
                                                         të hapet

Ky program studimi organizohet nga “Universiteti Polis” në kuadër të projektit TEMPUS, miratuar nga kjo zyrë më 14 Tetor 2013.

KËSHILLI i AKREDITIMIT
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save