Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 526, datë 18.07.2013 Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 526, datë 18.07.2013
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc) në:

1.   SHKENCA INFERMIERISTIKE DHE OBSTETRIKE

Për Programet e Studimit të Ciklit të Tretë që përfundojnë me Doktoraturë (Dr.) në:

1.   STATISTIKË
2.   SHËNDET PUBLIK, DIAGNOZË MOLEKULARE E SËMUNDJEVE INFEKTIVE DHE FARMAKOVIGJILANCË

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programeve të reja të studimit Master i Shkencave dhe Doktoraturë, të kërkuar nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë", bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Shkenca infermieristike dhe obstetrike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
2.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Doktoraturë në “Statistikë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
3.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Doktoraturë në “Shëndet publik, diagnozë molekulare e sëmundjeve infektive dhe farmakovigjilancë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit:                                    Master i Shkencave në Shkenca infermieristike dhe obstetrike
                                                                   të hapet

Programi i Studimit:                                    Doktoraturë në“Statistikë”, pranë Shkollës së Doktoratës së Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” 
                                                                   të hapet

Programi i Studimit:                                    Doktoraturë në“Shëndet publik, diagnozë molekulare e sëmundjeve infektive dhe farmakovigjilancë”, pranë Shkollës së Doktoratës së Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”                                         të hapet

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save