Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 520, datë 18.07.2013 Shkolla e Lartë Universitare Private “Kampusi Universitar Mesdhetar”, Tiranë”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 520, datë 18.07.2013


Për hapjen e Shkollës së Lartë Universitare Private “Kampusi Universitar Mesdhetar”, Tiranë.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi relacionin e “Shkollës së Lartë Universitare Private “Kampusi Universitar Mesdhetar”, Tiranë”, bazuar në raportin e vlerësimit të Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, bazuar në kriteret dhe standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këto përfundime:

Struktura e kërkuar nga Shkolla e Lartë Universitare Private “Kampusi Universitar Mesdhetar”, është:

  1. Fakulteti i Shkencave Ekonomike
§  Departamenti i Menaxhimit
§  Departamenti i Financës
§  Qendra e kërkimit dhe zhvillimit (FSHE)
  1. Fakulteti i Shkencave Mjekësore
§  Departamenti i Lëndëve klinike dhe paraklinike
§  Departamenti i Odontologjisë
§  Qendra e kërkimit dhe zhvillimit (FSHM)

Strukturës së “Shkollës së Lartë Universitare Private “Kampusi Universitar Mesdhetar”, Tiranë”, i bashkëngjiten programet e reja të studimit:
  1. “Bsc në Administrim Biznesi” miratuar me VKA Nr. 372, datë 17.09.2012;
  2. “Bsc në Higjenë Dentare”; “Bsc në Infermieri”; “Msc i integruar në Stomatologji dhe Proteza Dentare” dhe “Msc i integruar në Mjekësi dhe Kirurgji”, të hapura me VKA Nr. 502, datë 03.06.2013.
  3. “Bsc në Menaxhim Turizmi” dhe “Bsc në Financë – Bankë” të hapura me VKA Nr. 519, datë 18.07.2013
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Institucioni:                                      Fakulteti i Shkencave Ekonomike, Shkolla e Lartë Universitare Private “Kampusi Universitar Mesdhetar”
të hapet

Institucioni:                                      Fakulteti i Shkencave Mjekësore, Shkolla e Lartë Universitare Private “Kampusi Universitar Mesdhetar”
të hapet

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save