Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 52, datë 29.06.2015 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “INFORMATIKË EKONOMIKE” TË UNIVERSITETIT EPOKA

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 52, datë 29.06.2015
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “INFORMATIKË EKONOMIKE” TË UNIVERSITETIT EPOKA


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.424, datë 02.6.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, Bachelor në “Informatikë Ekonomike”, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Bachelor në “Informatikë Ekonomike”

b)      Cikli i studimit: Cikli i parë

c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 175, datë 26.04.2012

d)     Institucioni që e ofron: Universiteti Epoka

e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Administrative

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/6 semestra

g)      Kredite (ECTS): 180 ECTS

h)      Forma e studimit: Me kohë plotë

i)        Programi i studimit ofrohet: Vetëm nga Universiteti Epoka

j)        Statusi i diplomës: Diplomë Bachelor në “Informatikë Ekonomike”

k)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6

VENDOSI:

1.      Programi i studimit Bachelor në “Informatikë Ekonomike” i Universitetit Epoka, i përmbush “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë. Për këtë arsye, Këshilli i Akreditimit jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
2.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Bachelor në “Informatikë Ekonomike” me elementët e mësipërm, të akreditohet.
3.      Institucioni të marrë masa për përmirësimin e nivelit të gjuhës angleze, për studentët që hasin vështirësi, përmes organizimit të kurseve të posaçme të gjuhës angleze.
4.      Hartimin e një studimi më specifik për nevojat e tregut të punës për këtë program studimi.

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save