Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 514, datë 18.07.2013 Shkolla e Lartë Private “Luarasi”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 514, datë 18.07.2013


Për akreditimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Master i Shkencave në “E Drejtë civile dhe tregtare” dhe Master i Shkencave në “E Drejtë penale”, të Shkollës së Lartë Private “Luarasi”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Master i Shkencave në “E Drejtë civile dhe tregtare” dhe Master i Shkencave në “E Drejtë penale”, të Shkollës së Lartë Private “Luarasi”, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.

Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programet e studimit, i përmbushin objektivat formues, por për realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme

REKOMANDON:


Për programin e studimit Master i Shkencave në “E Drejtë civile dhe tregtare”
§  Të bëhen më shumë përpjekje për të rritur numrin e personelit akademik efektiv.
§  Të bëhen përpjekje për të rritur numrin e pranimit në këtë program studimi, në përmbushje të interesave të studentëve për të mos e vazhduar organizimin e mësimit gjithmonë pasdite.

Për programin e studimit Master i Shkencave në “E Drejtë penale”
§  Të bëhen më shumë përpjekje për të rritur numrin e personelit akademik efektiv.
§  Të bëhen përpjekje për të rritur numrin e pranimit në këtë program studimi, në përmbushje të interesave të studentëve për të mos e vazhduar organizimin e mësimit gjithmonë pasdite.
§  Të përmirësohet shpërpjestimi që ekziston për raportin pedagogë të brendshëm – pedagogë të jashtëm edhe pse në rekrutimet e personelit të pedagogëve është mbajtur me rigorozitet kriteri cilësisë, bazuar në profilin e spikatur, karierën në fushën përkatëse, përvojën në mësimdhënie dhe punën kërkimore e botuese.
§  Të mbahet një ekuilibër dinamik në çështjen e ndërtimit të punës së personelit akademik mbi kërkimin shkencor të studentëve.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit:                                   Master i Shkencave në “E Drejtë civile dhe tregtare”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                                   Master i Shkencave në “E Drejtë penale”
të akreditohet.

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save