Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 513, datë 18.07.2013 - Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 513, datë 18.07.2013


Për akreditimin e Programit të Studimit që përfundon me Bachelor në “Psikologji”, të Shkollës së Lartë Universitare Private “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës”.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Programit të Studimit që përfundon me Bachelor në “Psikologji”, të Shkollës së Lartë Universitare Private “Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës”, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.

Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programi i studimit, i përmbushin objektivat formues, por për realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme

REKOMANDON:

Për programin e studimit Bachelor në “Psikologji”

§  Të bëhet përpjekje për të përmirësuar nivelin e studentëve që pranohen në këtë program studimi.
§  Sigurimi i cilësisë së brendshme për vlerësimin e personelit akademik, dhe zhvillimin e kurrikulave të jenë më cilësore dhe t’u bëhen me dije si studentëve, ashtu dhe pedagogëve.
§  Të mos ndryshohet në mënyrë të vazhdueshme përbërja e personelit akademik.
§  Të pasurohet biblioteka me botime bashkëkohore në fushën e psikologjisë.
§  Të mbulohet ngarkesa mësimore e departamentit në masën 70% nga pedagogë efektivë.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, dat         ë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:


Programi i Studimit:                          Bachelor në “Psikologji”
të akreditohet.

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save