Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 512, datë 18.07.2013 - Akademia e Studimeve të Aplikuara “Reald”, Vlorë

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 512, datë 18.07.2013


Për akreditimin Institucional dhe Programit të Studimit që përfundon me Master Profesional në “Menaxhim Infermieror”, të Akademisë së Studimeve të Aplikuara “Reald”, Vlorë.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin Institucional dhe Programit të Studimit që përfundon me Master Profesional në “Menaxhim Infermieror”, të Akademisë së Studimeve të Aplikuara “Reald”, Vlorë, të mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.

Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi Institucioni dhe programi i studimit, i përmbushin objektivat formues, por kanë edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim

REKOMANDON:

Për Institucionin Akademia e Studimeve të Aplikuara “Reald”
§  Të krijohen në të ardhmen hapësira të nevojshme për laboratorë me pajisje përkatëse në funksion të programeve të studimit Stomatologji dhe Farmaci.
§  Çdo program duhet të ketë të paktën një profesor me kohë të plotë i cili drejton departamentin dhe merr vendimet për specialitetin e tij dhe është përgjegjës për programin mësimor.

Për programin e studimit Master Profesional në “Menaxhim Infermieror”
§  Të bëhet më shumë përpjekje për rritjen e numrit të studentëve dhe në përmirësimin e nivelit të kontigjentit të studentëve të pranuar.
§  Të përmirësohet numri i personelit akademik efektiv në drejtimin e infermieristikës
§  Të ndërtohen laboratorë në nivelin që kërkon programi i studimit
§  Të pasurohet bibloteka me botime të fushës së mjekësisë si dhe ndërtohet një librari on-line.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, dat         ë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Akreditimin Institucional tëAkademisë së Studimeve të Aplikuara “Reald”, Vlorë


Programi i Studimit:                          Master Profesional në “Menaxhim Infermieror”
të akreditohet.


BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save