Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 51, datë 29.06.2015 PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “INXHINIERI ELEKTRONIKE DHE KOMUNIKIMI DIXHITAL” TË UNIVERSITETIT EPOKA

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 51, datë 29.06.2015
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “INXHINIERI ELEKTRONIKE DHE KOMUNIKIMI DIXHITAL” TË UNIVERSITETIT EPOKA
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.6.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, Bachelor në “Inxhinieri Elektronike dhe Komunikimi Dixhital”, me elementët si më poshtë:

a)      Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri Elektronike dhe Komunikimi Dixhital”

b)      Cikli i studimit: Cikli i parë

c)      Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 269, datë 28.06.2012 dhe riorganizuar me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 232, date 06.06.2013

d)     Institucioni që e ofron: Universiteti Epoka

e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierisë

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/6 semestra

g)      Kredite (ECTS): 180 ECTS

h)      Forma e studimit: Me kohë plotë

i)        Programi i studimit ofrohet: Vetëm nga Universiteti Epoka

j)        Statusi i diplomës: Diplomë Bachelor në “Inxhinieri Elektronike dhe Komunikimi Dixhital”

k)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6

VENDOSI:

1.      Programi i studimit Bachelor në “Inxhinieri Elektronike dhe Komunikimi Dixhital” i Universitetit Epoka, i përmbush “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë. Për këtë arsye, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësimin përfundimtar pozitiv.

2.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Bachelor në “Inxhinieri Elektronike dhe Komunikimi Dixhital” me elementët e mësipërm, të akreditohet.

3.      Në vijim, Institucioni të marrë masa për përmirësimin e nivelit të gjuhës angleze për një pjesë të studentëve që hasin vështirësi përmes organizimit të kurseve të posaçme të gjuhës të nivelit të avancuar akademik, si dhe rritjen e cilësisë në hyrje të pranimeve në këtë program.

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save