Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 509, datë 18.07.2013 Kolegji Profesional Privat “New Generation”, Tiranë

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 509, datë 18.07.2013


Për akreditimin Institucional; Programit të Studimit që përfundon me Bachelor në “Masazheri Estetiko - Kuruese” dhe Programeve të studimit jouniversitar (2 vite akademike) që përfundojnë me Diplomë në “Parukeri e avancuar” dhe Diplomë në “Estetikë e avancuar”, të Kolegjit Profesional Privat “New Generation”, Tiranë.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin Institucional; Programit të Studimit që përfundon me Bachelor në “Masazheri Estetiko - Kuruese” dhe Programeve të studimit jouniversitar (2 vite akademike) që përfundojnë me Diplomë në “Parukeri e avancuar” dhe Diplomë në “Estetikë e avancuar”, të Kolegjit Profesional Privat “New Generation”, Tiranë, të mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.

Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi Institucioni dhe programi i studimit, i përmbushin objektivat formues, por kanë edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim

REKOMANDON:

Për Institucionin Kolegji Profesional Privat “New Generation”
§  Të ngrihet sistemi i lëvizshmërisë për stafin dhe studentët.
§  Biblioteka e institucionit, të pasurohet/azhornohet në mënyrë të vazhdueshme me botime të reja.
§  Të bëhet përpjekje për të rritur numrin e personelit akademik dhe të mësimdhënësve me diplomë akademike.
§  Të nxitet tutorimi, udhëzimi i studentëve dhe krijohet mbështetje e studentëve në aktivitetet e tyre ekstra kurrikulare.
Për programin e studimit Bachelor në “Masazheri Estetiko – Kuruese”; për programet e studimit jouniversitar (2 vite akademike) Diplomë në “Parukeri e avancuar” dhe Diplomë në “Estetikë e avancuar”
§  Biblioteka e institucionit, të pasurohet/azhornohet në mënyrë të vazhdueshme me botime të reja.
§  Të ndërtohet një program i veçantë, i cili nevojitet për të menaxhuar Kolegjin me metodë më integrale dhe për të shërbyer si një intranet për stafin dhe studentët.
§  Të sigurohen tekste dhe literaturë për të gjitha lëndët.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, dat         ë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Akreditimin Institucional tëKolegjit Profesional Privat “New Generation”, Tiranë.

Programi i Studimit:                          Bachelor në “Masazheri Estetiko – Kuruese”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Diplomë në “Parukeri e avancuar”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Diplomë në “Estetikë e avancuar”
të akreditohet.

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save