Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 504, datë 18.07.2013 Kolegji Profesional Privat “Ivoclar Vivadent & Partners”, Tiranë

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 504, datë 18.07.2013


Për akreditimin Institucional dhe Programit të Studimit që përfundon me Bachelor në “Teknik i lartë dentar”, të Kolegjit Profesional Privat “Ivoclar Vivadent & Partners”, Tiranë.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin Institucional dhe Programit të Studimit që përfundon me Bachelor në “Teknik i lartë dentar”, të Kolegjit Profesional Privat “Ivoclar Vivadent & Partners”, Tiranë, të mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.

Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi Institucioni dhe programi i studimit, i përmbushin objektivat formues, por për realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme

REKOMANDON:

Për Institucionin Kolegjit Profesional Privat “Ivoclar Vivadent & Partners”
§  Për një periudhë të kifizuar kohore, të angazhohen personel akademik me kualifikimin e duhur në teknologjinë dentare për të ndihmuar personelin akademik vendas.
§  Të angazhohet personeli akademik edhe në kërkime shkencore kur është e mundur.
§  Personeli akademik të përfshihet në veprimtari për të nxënët gjatë gjithë jetës.

Për programin e studimit Bachelor në “Teknik i lartë dentar”
§  Të bëhen përpjekje që kërkimi shkencor të zhvillohet brenda institucionit.
§  Të krijohet mundësia për të përmirësuar cilësinë e studentëve në hyrje dhe në dalje në këtë program studimi.
§  Të realizohen aktivitete social kulturore me studentët dhe personelin akademik, kur është e mundur.
§  Të shikohet mundësia për të shtuar lëndë të shëndetit publik.


Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, dat         ë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:


Akreditimin Institucional tëKolegjit Profesional Privat “Ivoclar Vivadent & Partners”, Tiranë.
Programi i Studimit:                          Bachelor në “Teknik i lartë dentar”

të akreditohet.


BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT



Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save