Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 502, datë 03.06.2013 SHLUP “Kampusi Universitar Mesdhetar”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 502, datë 03.06.2013

Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (B.Sc) në:
1.   HIGJENË DENTARE
2.   INFERMIERI

Për Programet e Integruara të Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:

1.   STOMATOLOGJI DHE PROTEZA DENTARE
2.   MJEKËSI DHE KIRURGJI

Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 372, datë 17.09.2012, të Programeve të reja të studimit, Bachelor dhe Master i Shkencave të kërkuar nga Shkolla e Lartë Private “Kampusi Universitar Mesdhetar”, Tiranë, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Higjenë Dentare”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
2.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Infermieri”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
3.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Stomatologji dhe proteza dentare”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
4.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Mjekësi dhe Kirurgji”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit:                          Bachelor në Higjenë Dentare
                                                          të hapet

Programi i Studimit:                          Bachelor në Infermieri
                                                          të hapet

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në Stomatologji dhe proteza dentare
                                                          të hapet 

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në Mjekësi dhe Kirurgji
                                                          të hapet  

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save