Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 500, datë 03.06.2013 Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 500, datë 03.06.2013

Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor (B.Sc.) në:

1.   FIZIOTERAPI

Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:

1.   INDUSTRIA E SIGURIMEVE DHE DREJTIMI I RREZIKUT

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programeve të reja të studimit Bachelor dhe Master i Shkencave, të kërkuar nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Fizioterapi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
2.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Industria e sigurimeve dhe drejtimi i rrezikut”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:

Kushtet:

§  Të përmirësohet dhe të plotësohet programi i studimit mbi bazën e standardeve/kritereve të kërkuara.
  • Të realizohet një studim mbi kërkesat e tregut për të diplomuarit në këtë program studimit.
  • Të informohen, njihen dhe të analizohen programet e studimeve homologe të universiteteve të huaja, si ato europiane, për të krijuar mundësinë e marrjes së përvojës së huaj.
  • Të krijohet mundësia për të përmbysur raportin ndërmjet numrit të personelit akademik efektiv dhe numrit të personelit akademik me kontratë, në favor të të parëve.
  • Të rritet numrin i pedagogëve efektive, titullar të lëndëve mësimore, me gradën shkencore “Doktor”.
  • Të identifikohen dhe evidentohen në dokumentacionin e paraqitur, mjediset e përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimin e programit të studimit (klasa, kabinete, laboratore, zyra, paisje dhe mjete mesimdhenese, mjete e teknologji te informacionit, etj.).
  • Të ndryshohet emërtimi i Programit të Studimit në “Industria e Sigurimeve dhe Menaxhimi i Riskut”.
  • Të bëhen disa modifikime në emërtimet e disa lëndëve të cilat janë të njëjta si në ciklin e parë (Bachelor).
  • Të realizohen ndryshimet terminologjike në disa terma bazë, si dega, specialiteti, etj., në përputhje me dokumentet e Procesit të Bolonjës, aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi në fushën e arsimit të lartë, udhëzimet e APAAL, standardet shteterore te cilesise, etj.
  • Të paraqiten në rregulloren mësimore të Institucionit ose në Statut, të dhëna që dëshmojnë sigurimin e cilësise, përdorimin e mekanizmave formalë për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimeve.
  • Të plotësohet rregullorja mësimore e Institucionit me të dhëna për sigurimin e literaturës së kërkuar dhe vënien në dispozicion të saj për studentët.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit:                          Bachelor në Fizioterapi
                                                       të hapet
 

Institucioni aplikues Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, për programin e studimit: Master i Shkencave në “Industria e sigurimeve dhe drejtimi i rrezikut”, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme për këtë program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programit të mësipërm.

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save