Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 50/1,datë02.11.2015 PËR SHPALLJEN E VENDIMIT TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT PËR AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “GAZETARI DHE KOMUNIKIM” TË UNIVERSITETIT TË NEW YORK-UT NË TIRANË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 50/1,datë02.11.2015
PËR
SHPALLJEN E VENDIMIT TË KËSHILLIT TË AKREDITIMIT PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER PROFESIONAL NË “GAZETARI DHE KOMUNIKIM” TË UNIVERSITETIT TË NEW YORK-UT NË TIRANË

Këshilli i Akreditimit, me VKA Nr. 50, datë 29.06.2015 për”Akreditimin e programit të studimit të Ciklit të Dytë Master Profesional në “Gazetari dhe Komunikim” të Universitetit të New York-ut në Tiranë”, përcjellë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit me shkresë Nr. 171, datë 01.07.2015 dhe dorëzuar në datën01.07.2015, i ka rekomanduar Ministrit të Arsimit dhe Sportit, që programi i studimit i ciklit të dytë, Master Profesional në “Gazetari dhe Komunikim”, të mos akreditohet si i tillë.
Këshilli i Akreditimit, në përputhje dhe me VKA Nr. 539, datë 09.05.2014, gjykon se ky program studimi, si i tillë, përmbush standardet e një programi studimi Bachelor me kohëzgjatje 4 vjeçare (Neni 45, Pika 1/b, Ligji Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në RSh”, i ndryshuar) sikurse është hapur me shkresë Nr. 5181 Prot, datë 20.08.2003 dhe ka funksionuar. Për këtë arsye i rekomandon Ministrit të arsimit dhe Sportit që ky program të akreditohet si program i ciklit të parë Bachelor në “Gazetari dhe Komunikim” me kohëzgjatje 4 vjeçare.

Këshilli i Akreditimit mendon se që të arrihet akreditimi i këtij programi studimi si Master Profesional, duhet të ristrukturohet në formë dhe në përmbajtje sipas skemës 3+1 (Bachelor dhe Master Profesional), ku pas tre viteve të para të lëshohet diploma “Bachelor”, e cila është kusht ligjor për pranimin në “Master Profesional”; për këtë qëllim mund të aplikohet edhe kalimi në skemën 4+1 (Bachelor dhe Master Profesional).

Këshilli i Akreditimit të Arsimit të Lartë, konstaton se që nga data 01.07.2015 Ministri i Arsimit dhe Sportit nuk është shprehur për Vendimin e mësipërm.
Përkëtë arsye,bazuar në nenin 62 pika 1 të ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, i cili parashikon se “Ministri i Arsimit dhe Shkencës, mbështetur në rekomandimet e këshillit të akreditimit, jep vendimin përfundimtar për akreditimin institucional dhe të programeve në arsimin e lartë publik dhe privat. Ai shprehet brenda një muaji, në të kundërt këshilli i akreditimit shpall vendimin e tij”, nenit 138 të Ligj Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, nenin 15 pika 6 dhe 8 të Rregullores “Për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr.424, datë 02.6.2010 i ndryshuar, meqenëse ka kaluar më shumë se 1 muaj dhe Ministri i Arsimit dhe Sportit nuk është shprehur për Vendimin e mësipërm, Këshilli i Akreditimit

VENDOSI:

1.      Të shpall Vendimin e tij Nr. 50, datë 29.06.2015 për për ”Akreditimin e programit të studimit të Ciklit të Dytë Master Profesional në “Gazetari dhe Komunikim” të Universitetit të New York-ut në Tiranë”,
2.      Vendimi Nr. 50, datë 29.06.2015 i bashkëngjitet këtij Vendimi.
3.      Ngarkohet Agjencia Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartëtë njoftojë Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Universitetin e New York-ut në Tiranë.

KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save