Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 496, datë 03.06.2013 Universiteti POLIS

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 496, datë 03.06.2013


Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:

1.   ADMINISTRIM BIZNESI, me profile:
a.    Sipërmarrje dhe inovacion
b.    Pasuritë e paluajtshme
c.    Marketing dhe strategji

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programit të ri të studimit Master Profesional, të kërkuar nga “Universiteti POLIS”, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Administrim Biznesi, me profile: Sipërmarrje dhe inovacion; Pasuritë e paluajtshme; Marketing dhe strategji”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:

Kushtet:
  • Të respektohet kriteri i ngarkesës totale në auditor/vit dhe të jepet më qartë ngarkesa jashtë auditorit.
  • Të rregullohet dhe të përshtatet ndarja e lëndëve në disiplinat B, C, D, E.
§  Të parashikohet praktikë mësimore (profesionale) në planin mësimor [duke konsideruar që është Master Profesional.
§  Të jepen marrëveshje apo bashkëpunime me institucione të tjera në Shqipëri për zhvillimin e praktikave profesionale.
§  Të plotësohen të gjithë titullarët e lëndëve/moduleve me gradën shkencore Dr.
§  Të përmirësohet raporti personel akademik efektiv/personel akademik me kontratë.
§  Të rritet numri i lëndëve të profilizuara.
§  Të ruhet i njëjti raport vlerësimi për studentët tek të gjithë lëndët/modulet.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Institucioni aplikues “Universiteti POLIS”, për programin e studimit: Master Profesional në “Administrim Biznesi, me profile: Sipërmarrje dhe inovacion; Pasuritë e paluajtshme; Marketing dhe strategji”, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme për këtë program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programit të mësipërm.

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save