Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 491, datë 03.06.2013 Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 491, datë 03.06.2013

Për akreditimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Master Profesional në “Menaxhim për funksionet e koordinimit”; Master i Shkencave në “Marrëdhënie Ndërkombëtare: Studime Europiane”; Master i Shkencave në “Administrim Shëndetësor”; Master i Nivelit të Dytë në “Organizim e drejtim i institucioneve dhe i shërbimeve shëndetësore”; Master i Nivelit të Dytë në “Ortodonci” dhe Master i Nivelit të Dytë në “Qeverisje dhe zhvillim territorial”, të “Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë””.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Master Profesional në “Menaxhim për funksionet e koordinimit”; Master i Shkencave në “Marrëdhënie Ndërkombëtare: Studime Europiane”; Master i Shkencave në “Administrim Shëndetësor”; Master i Nivelit të Dytë në “Organizim e drejtim i institucioneve dhe i shërbimeve shëndetësore”; Master i Nivelit të Dytë në “Ortodonci” dhe Master i Nivelit të Dytë në “Qeverisje dhe zhvillim territorial”, të “Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë””, të mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.

Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programet e studimit, i përmbushin objektivat formues, por kanë edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim

REKOMANDON:

Për programin e studimit Master Profesional në “Menaxhim për funksionet e koordinimit”

§  Të krijohen lehtësira për studentët duke qenë se i nënshtrohen një shkallë më të lartë vështirësie si të përvetësimit të tij ashtu dhe të kontrollit të dijeve.
§  Të shikohet mundësia që pranimi i studentëve mos të jetë selektiv duke u kushtëzuar nga njohja e Gjuhës Italiane.
§  Të realizohen praktika mësimore nëpër spitale, duke marrë parasysh informimin e tyre në leksione dhe përballjen me një realitet të ndryshëm nga ajo e mësimdhënies.

Për programin e studimit Master i Shkencave në “Marrëdhënie Ndërkombëtare: Studime Europiane”
§  Të ngrihet “Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë” dhe “Zyrës së Tutoriatit dhe Këshillimit të Karierës” si njësi me identitet të plotë dhe në nivelin e plotësimit të standarteve të vendosura nga kuadri ynë legjislativ.
§  Të përmirësohet raporti i vlerësimit të brendshëm duke përfshirë në masën e duhur tregues sasiorë për të evidentuar arritjet dhe mangësitë për këtë program studimesh.
§  Të strukturohen sipas modeleve të standarteve të kërkuara syllabuset e lëndëve/moduleve, për të vlerësuar realizimin e procesit mësimor.
§  Të specifikohet më qartë koha që vihet në dispozicion të seminarëve dhe listimit të problematikës që trajtohet në to.
§  Të shihet mundësia e minimizimit të mbingarkesës që lind si rezultat i angazhimeve që ka personeli akademik (kryesisht i Barit).
§  Të merren masa për një ekuivalentim më të mirë të dijeve duke aktivizuar futjen e krediteve plotësuese në funksion të diferencave në startim.

Për programin e studimit Master i Shkencave në “Administrim Shëndetësor”
§  Të rritet numri i personelit akademik efektiv për të mos cënuar cilësinë e mësimdhënies dhe limituar krijimin e strukturave të plota akademike.
§  Të shikohet mundësia për të ulur tarifën e vendosur për këtë program studimi.
§  Të bëhet më shumë përpjekje për të rritur numrin e regjistrimeve të studentëve në këtë program studimi.

Për programin e studimit Master i Nivelit të Dytë në “Organizim e drejtim i institucioneve dhe i shërbimeve shëndetësore”
§  Të rritet numri i personelit akademik efektiv për të mos cënuar cilësinë e mësimdhënies dhe limituar krijimin e strukturave të plota akademike.
§  Të shikohet mundësia për të ulur tarifën e vendosur për këtë program studimi.

Për programin e studimit Master i Nivelit të Dytë në “Ortodonci”
§  Të merren masa për të rritur raportin Docent /student
§  të realizohen sa më shumë praktika mësimore për të rritur numrin ekzitues të kufizuar të rasteve klinike.
§  Të bëhet shumë përpjekje për të rritur burimet financiare.

Për programin e studimit Master i Nivelit të Dytë në “Qeverisje dhe zhvillim territorial”
§  Të rritet numri i personelit akademik efektiv me grada shkencore dhe tituj.
§  Të përshtatet struktura organizative e Fakultetit të Ekonomisë dhe Shkencave Politike me strukturën e kërkuar për fakultetet në Ligjin e Arsimit të Lartë.
§  Të plotësohen dosjet e personelit akademik me kontratë me dokumentacionin e plotë sipas kërkesave të Ligjit të Arsimit të Lartë si dhe të mbajë edhe dosjet e personelit akademik efektiv që janë staf i Universiteteve italiane.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit:                          Master Profesional në “Menaxhim për funksionet e koordinimit”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në “Marrëdhënie Ndërkombëtare: Studime Europiane”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në “Administrim Shëndetësor”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Master i Nivelit të Dytë në “Organizim e drejtim i institucioneve dhe i shërbimeve shëndetësore”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Master i Nivelit të Dytë në “Ortodonci”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Master i Nivelit të Dytë në “Qeverisje dhe zhvillim territorial”
të akreditohet.
 

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save