Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 489, datë 03.06.2013 SHLUP "Nëna Mbretëreshë, Geraldinë”, Burrel

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 489, datë 03.06.2013

 
Për akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë Privat “Shkolla e Lartë Nëna Mbretëreshë, Geraldinë”, Burrel.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin Institucional, të Institucionit të Arsimit të Lartë Privat “Shkolla e Lartë Nëna Mbretëreshë, Geraldinë”, Burrel, të mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.

Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi Institucioni i përmbush objektivat formues, por ka edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim

REKOMANDON:

Për Institucionin e Arsimit të Lartë Privat “Shkolla e Lartë Nëna Mbretëreshë, Geraldinë”
§  Të përcaktohen treguesit për planin strategjik i cili do të lejojë ndjekjen e arritjeve të planeve afat-shkurtër, afat-mesëm, dhe afatgjatë.
§  Të realizohet implementimi i suplementit të diplomës Europass.
§  Të zëvendësohet emërtimi i diplomës me standardin akademik të diplomave Bachelor i Arteve (BA).
§  Të rritet aktiviteti kërkimore nëse institucioni kërkon që të ofrojë programe të nivelit të dytë, Master.
§  Të vendosen procedura transparente për plotësimin e vendeve vakante për personel akademik.
§  Të rriten dhe të modernizohen materialet didaktike.
§  Të sigurohet një plan vjetor i buxhetit për të lejuar Rektorin dhe Dekanët të veprojnë në një fushë të caktuar në lidhje me shpenzimet për nevojat akademike.
§  Të mundësohet një qasje e vazhdueshme dhe gjithëpërfshirëse në internet për të gjithë studentët.
§  Të rritet numri i titujve të librave dhe revistave elektronike të bibliotekës.
§  Të zgjerohet horizonti për llojet e ndryshme të bashkëpunimeve në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, dat         ë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Akreditimin Institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë Privat “Shkolla e Lartë Nëna Mbretëreshë, Geraldinë”, Burrel.
 

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save