Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 487, datë 03.06.2013 Universiteti Privat "Albanian University"

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 487, datë 03.06.2013


Për akreditimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me “Bachelor Infermieri”; “Bachelor Fizioterapi”; “Bachelor Financë Bankë”; “Bachelor Psikologji e përgjithshme”; “Bachelor Teknologji Informacioni”; “Bachelor Inxhinieri Kompjuterike”; “Bachelor Anglisht”; “Bachelor Shkenca Politiko Administrative”; “Bachelor Mësuesi për arsimin parashkollor” dhe “Bachelor Mësuesi për arsimin fillor”, të “Albanian University”, Filiali Berat.

 

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me “Bachelor Infermieri”; “Bachelor Fizioterapi”; “Bachelor Financë Bankë”; “Bachelor Psikologji e përgjithshme”; “Bachelor Teknologji Informacioni”; “Bachelor Inxhinieri Kompjuterike”; “Bachelor Anglisht”; “Bachelor Shkenca Politiko Administrative”; “Bachelor Mësuesi për arsimin parashkollor” dhe “Bachelor Mësuesi për arsimin fillor”, të “Albanian University”, Filiali Berat, të mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.

 

Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programet e studimit, i përmbushin objektivat formues, por kanë edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim

 

REKOMANDON:

Për programin e studimit Bachelor Infermieri
§  Të ndërtohet menjëherë një laborator i përshtatshëm për numrin aktual të studentëve.
§  Të përmirësohet numri i personelit akademik efektiv në përputhje me kriteret përkatëse.

Për programin e studimit Bachelor Fizioterapi
§  Të sigurohet literaturë bazë për lëndët për të eleminuar leksionet e përgatitura nga pedagogët.
§  Të përmirësohet numri i personelit akademik efektiv në përputhje me kriteret përkatëse.
§  Të bëhen përpjekje për të rritur nivelin e kërkimit shkencor pasi është në nivel fillestar.
§  Të krijohet mundësia për kualifikimin e mëtejshëm të personelit akademik.

Për programin e studimit Bachelor Financë Bankë
§  Të shikohet me përparësi përfshirja e stafit të brendshëm të kualifikuar në organizimin e këtij programi studimi sepse shikohet një numër i vogël i pedagogëve të brendshëm me kualifikime gjë që cënon vazhdimësinë normale të këtij programi studimi.
§  Të krijohen bashkëpunime institucionale me IAL vendase për shkëmbim pedagogësh me grada dhe tituj shkencor, në mënyrë që të mbuloj më mirë dhe me cilësi këtë program studimi.
§  Institucioni të vendos si prioritetet dhe në strategjinë afatmesme, kërkimin shkencor, në mënyrë që të kompletojë stafin akademik të brendshëm në proceset e ndryshme të kualifikimit. Departamenti duhet të jetë aktiv në botimin e një reviste ekonomike, apo në publikime të tjera ndërkombëtare. Departamenti duhet të jetë pjesë e konferencave apo ëorkshop të organizuara brenda apo jashtë vendit
§  Të pasurohet biblioteka me literaturë të huaj si dhe është domosdoshmëri aksesi i një biblioteke elektronike.
§  Të njehsohen diplomat në rastet kur stafi është kualifikuar jashtë Shqipërisë.
§  Të bëhet plotësimi i dokumentacionit të stafit akademik që ka kryer studime apo kualifikime jashtë vendit sipas kushteve apo kritereve të vendosura nga MASH.

Për programin e studimit Bachelor Psikologji e përgjithshme
§  Të rritet numri i laboratorëve eksperimentalë për programin e studimi, në nivel Bachelor.

Për programin e studimit Bachelor Teknologji Informacioni
§  Të përmirësohet numri i personelit akademik efektiv në përputhje me kriteret përkatëse.
§  Të rritet numri i personelit të nevojshëm në Departamentin e Inxhinierisë Elektronike.
§  Të pasurohet biblioteka me literaturë në shërbim të programit.
§  Të bëhet përpjekje për të përmirësuar cilësinë e studentëve që rregjistrohen.
§  Të krijohen bashkëpunime të institucionalizuara me punëdhënës lokalë me qëllim kryerjen e praktikave për studentët në institucione të specializuara për inxhinierine e Teknologji Informacioni;
§  Të përditësohet rregullisht faqja ëeb e filialit të Beratit, me qëllimin që të ofrojë informacionin e duhur studentëve dhe kandidatëve të mundshëm për studentë;
§  Të rritet aktivitet shkencor i Departamentit që mbulon këtë program studimi.

Për programin e studimit Bachelor Inxhinieri Kompjuterike
§  Të rritet numri i personelit akademik dhe veçanërisht të rekrutohet personel me eksperienca në shkollat perëndimore.
§  Të krijohet sa më shpejt një profil të sajë të natyrës së formimeve të kësaj fushe.
§  Të konsolidohen procedurat e praktikave burokratike e formale të administrimit lokal të Filialit të Beratit. 

Për programin e studimit Bachelor Anglisht
§  Të rritet numri i personelit akademik efektiv me grada shkencore dhe tituj. Institucioni të nxisë dhe ndihmojë përfshirjen e tyre në shkolla doktorale.
§  Të krijohen lidhje të zyrtarizuara me universitete që ofrojnë të njëjtin program në vend dhe në rajon.
§  Të përfshihen studentë në veprimtaritë shkencore të organizuara, ose në projekte në bazë departamenti.

Për programin e studimit Bachelor Shkenca Politiko Administrative
§  Të përmirësohet raporti personel akademik efektiv dhe me kontratë pasi është shumë larg raportit 70%/30%.
§  Të përmirësohen kontratat e pedagogëve të brendshëm pasi rezultojnë jo shumë favorizuese ndaj krijimit të një lidhjeje të qëndrueshme të tyre me institucionin.
§  Të krijohet mundësia për të zhvilluar mësimdhënien gjatë ditëve të javë pasi përqëndrimi i mësimdënies kryesisht në fundjavë sjell shumë mbingarkesë për studentin në nivelin Bachelor si edhe mungesë të një kontakti të vazhdueshëm me studentin me pedagogun gjatë gjithë javës.

Për programin e studimit Bachelor Mësuesi për arsimin parashkollor
§  Të rritet numri i personelit akademik efektiv me grada shkencore dhe tituj.
§  Të bëhen përpjekje për të rritur notën mesatare të studentëve që ndjekin këtë program studimi pasi është mesatarisht e ulët.
§  Të krijohen menjëherë laboratorë për organizimin e orëve të praktikës për lëndë që kanë laborator.
§  Të shikohet mundësia për të përthithur projekte të pavarura brenda dhe jashtë vendit.

Për programin e studimit Bachelor Mësuesi për arsimin fillor
§  Të rritet numri i personelit akademik efektiv me grada shkencore dhe tituj.
§  Të bëhen përpjekje për të rritur notën mesatare të studentëve që ndjekin këtë program studimi pasi është mesatarisht e ulët.
§  Të krijohen menjëherë laboratorë për organizimin e orëve të praktikës për lëndë që kanë laborator.
§  Të rritet aktivitet shkencor i Departamentit që mbulon këtë program studimi.
§  Të realizohen menjëherë bashkëpunime me Drejtorinë Arsimore, Berat.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
 

Programi i Studimit:                          Bachelor Infermieri
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Bachelor Fizioterapi
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Bachelor Financë Bankë
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Bachelor Psikologji e përgjithshme
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Bachelor Teknologji Informacioni
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Bachelor Inxhinieri Kompjuterike
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Bachelor Anglisht
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Bachelor Shkenca Politiko Administrative
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Bachelor Mësuesi për arsimin parashkollor
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Bachelor Mësuesi për arsimin fillor
të akreditohet.

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save