Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 484, datë 03.05.2013 SHLUP “Kristal”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 484, datë 03.05.2013

Për akreditimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Master Profesional në “Financë – Kontabilitet”; Master i Shkencave në “Administrim Publik” dhe Master i Shkencave në “Menaxhim Binzesi”, të Shkollës së Lartë Private “Kristal”.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Master Profesional në “Financë – Kontabilitet”; Master i Shkencave në “Administrim Publik” dhe Master i Shkencave në “Menaxhim Binzesi”, të Shkollës së Lartë Private “Kristal”, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.

 

Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programet e studimit, i  përmbushin objektivat formues, por kanë edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim

 REKOMANDON:

Për programin e studimit Master Profesional në “Financë – Kontabilitet”

§  Të përfshihet menjëherë në planin mësimor praktika profesionale.
§ 
Të përmirësohen mangësitë e theksuara në bazën statistikore të të dhënave (studentë, veprimtari shkencore të stafit akademik).
§ 
Të rregullohet mungesa e organizimit dhe dokumentimit në sekretarinë e Fakultetit.
§ 
Të realizohen kërkime shkencore si nga stafi akademik dhe nga studentët e këtij program studimi.
§ 
Të bëhet përpjekje për të mos ndryshuar herë pas herë personelin akademik dhe drejtuesit, për të mos sjellë mangësi në përcaktimin qartë dhe njohjen e strukturave drejtuese të programit të studimit; mangësi në dokumentimin e stafit të brendshëm dhe paqartësi në përcaktimin e përgjegjësive.
§ 
Të kryhet një vlerësim i nevojave të tregut të punës për këtë program studimi.
§ 
Të konsolidohen kurrikulat në lidhje me pedagogët (raporti 50%), sylabuset dhe literaturën.
§ 
Të rritet numri i personelit akademik me grada/tituj shkencor.
§ 
Të plotësohet bibloteka në funksion të Programit dhe të përmirësohet ajo e programeve mësimore, gjithashtu të krijohet bibloteka online.
§ 
Të krijohen bashkëpunime me biznesin dhe me institucionet homologe jashtë vendit.
§ 
Të përmirësohen mangësitë në dokumentat që verifikojnë burimet e financimit, kostot për student, dhe kapacitetet menaxhuese të këtij program studimi.
§ 
Të realizohet sigurim i brendshëm i cilësisë dhe mekanizmat e përdorur.
§ 
Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

Për programin e studimit Master i Shkencave në “Administrim Publik”

§  Institucioni të hartojë dhe të formalizojë një plan të përgjithshëm strategjik, ku të reflektohen proceset reformuese që janë duke u ndërmarrë në institucion, dhe ndryshimet që mund të ndodhin, për t’i bërë ballë konkurencës së vazhdueshme nga IAL të tjera.§  Duhet vënë theksi në përmirësimin dhe azhornimin e vazhdueshëm të programeve të këtyre profileve duke u bazuar në literaturat më bashkëkohore dhe të autorëve të njohur të vendit dhe botërorë.
§ 
Për stafin akademik të përfshirë në këtë Program Studimi, të shmanget koncentrimi i disa lëndëve tek një pedagog i vetëm.
§ 
Të shmanget përfshirja e titullarëve të lëndëve që nuk kanë gradën Doktor i shkencave.
§ 
Të përmirësohet raporti: nr pedagogë efektivë / nr pedagogë me kontratë.
§ 
Të rriten mundësitë e kualifikimit shkencor, me mbështetje të posaçme nga ana e universitetit për pedagogët efektivë dhe titullarёve të disiplinave të caktuara.
§ 
Biblioteka e institucionit, të updatohet në mënyrë të vazhdueshme me botime të reja librash dhe revista shkencore të fushës së Administrimit Publik, si dhe të realizohet aksesi në biblioteka elektronike.
§ 
Të bëhet shumë promocion për tërheqjen në këtë profil studimi të studentëve të rinj me rezultate të larta nga sistemi i studimeve Bachelor, me qëllim që të investohet shumë tek ata dhe të bëhen në të ardhmen lidera përkatësisht në fushën e administrimit publik.
§ 
Të përfshihet në planin mësimor dhe një lëndë Metoda kërkimi, duke konsideruar vetë specifikën e masterave shkencorë.
§ 
Të krijohen marrëveshje bashkëpunimi me universitete europiane dhe të SHBA, për të bërë shkëmbime dhe marrë më të mirën nga përvoja e këtyre universiteteve.
§ 
Të realizohet një organizim më i plotë i bazave të të dhënave për pedagogët, studentët.
§ 
Të krijohen më shumë marrëveshje me universitete me emër jashtë vendit; si dhe marrëveshje me institucione të tjera publike e private në vend.
§ 
Të krijohet rrjeti i ish studentëve (alumni), për të ruajtur kontaktet me ta dhe në funksion të përmirësimit dhe ecurisë së IAL.
§ 
Për studentët që kanë mbaruar studimet në vitin 2012 (por që nuk janë diplomuar për shkak të mos mbrojtjes së gjuhës angeleze), të ndryshohet dhe përshtatet vërtetimi apo lista e notave që iu jepet këtyrë studentëve.
§ 
Të integrohen dhe të rakordohen ne nivel strategjie, mekanizmat e ndryshëm të sigurimit të brendshëm të cilësisë.
§ 
Pyetësori i aplikuar tek studentët duhet të jetë më i detajuar, të ndërtohet në një mënyrë që të jetë i mundur të përpunohet dhe të sigurojë të dhëna sa më të plota dhe të sakta.
§ 
Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

Për programin e studimit Master i Shkencave në “Menaxhim Biznesi”

§  Të reduktohet numri i madh i lëndëve të fushave të ndryshme për 1 pedagog.
§ 
Të plotësohet kriteri që të gjithë titullarët e lëndëve/moduleve të mbajnë gradën “Doktor”.
§ 
Biblioteka e institucionit, të updatohet në mënyrë të vazhdueshme me botime të reja librash dhe revista shkencore si dhe të realizohet aksesi në biblioteka elektronike.
§ 
Të përmirësohen mangësitë në dokumentat që verifikojnë burimet e financimit, kostot për student, dhe kapacitetet menaxhuese të këtij program studimi.
§ 
Pyetësori i aplikuar tek studentët duhet të jetë më i detajuar, të ndërtohet në një mënyrë që të jetë i mundur të përpunohet dhe të sigurojë të dhëna sa më të plota dhe të sakta.
§ 
Të botohet informacioni për realizimin e vlerësimit të brendshëm të programit të studimit.
§ 
Të realizohen kërkime shkencore si nga stafi akademik dhe nga studentët e këtij program studimi.
§ 
Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit:                          Master Profesional në “Financë – Kontabilitet”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në “Administrim Publik”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në “Menaxhim Biznesi”
të akreditohet.

 

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT

Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save