Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 482, datë 03.05.2013 SHLUP “Nehemia”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 482, datë 03.05.2013


Për akreditimin e Programit të Studimit që përfundon me Bachelor në “Biznes dhe Ekonomi (B.A)” të Institucionit Privat të Arsimit të Lartë “Shkolla e Lartë “Nehemia””. 

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Programit të Studimit që përfundon me Bachelor në “Biznes dhe Ekonomi (B.A)” të Institucionit Privat të Arsimit të Lartë “Shkolla e Lartë “Nehemia””, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm të hartuar nga Fondacioni për Akreditimin Ndërkombëtare në Administrim Biznesi (FIBAA), në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.

Këshilli i Akreditimit bazuar edhe në raportin e vlerësimit të jashtëm të hartuar nga Fondacioni për Akreditimin Ndërkombëtare në Administrim Biznesi (FIBAA), vëren se në përgjithësi programi e studimit, i përmbushin objektivat formues, por kanë edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim

REKOMANDON:


Për programin e studimit Bachelor në “Biznes dhe Ekonomi (B.A)”

§  Rezultatet e të mësuarit (Learning Outcomes) duhet të konkretizohen vazhdueshmërisht dhe të bëhen të matshme.
§  Arritja e objektivave të kompetencave të përcaktura për punimet e projekteve (sipas përshkrimit të moduleve) duhet të arrihet nëpërmjet radhitjes së moduleve në kurrikul dhe nëpërmjet udhëzimeve për pjesmarrësit në projekte.
§  Në rregulloren e provimeve duhet të parashikohet edhe përmbajtja për studentët me aftësi të kufizuara.
§  Duhet shmangur paqartësa midis emrit dhe përmbajtjes së programit “Business and Economics”.
§  Metodika dhe puna shkencore, ashtu si është planifikuar edhe nga Shkolla e Lartë, duhet futur në kurrikul si qëllim në vetvete dhe duhet pasqyruar në përshkrimet e moduleve dhe jo vetëm si një ndihmë në hartimin e punimit përfundimtar.
§  Përmbushja e rekomandimeve duhet të paraqitet deri më 30 gusht 2013.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit:                          Bachelor në “Biznes dhe Ekonomi (B.A)”
të akreditohet.

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save