Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 476, datë 03.05.2013 Universiteti "Epoka"

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 476, datë 03.05.2013

Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor (B.Sc) në:

1.   MARKETING NDËRKOMBËTAR DHE MENAXHIM LOGJISTIK

Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 332 datë 08.06.2012, të Programit të ri të studimit, Bachelor të kërkuar nga “Universiteti EPOKA”, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
 
1.    Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim Logjistik”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv. 
 
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
   

Programi i Studimit:                                   Bachelor në Marketing ndërkombëtar dhe menaxhim logjistik
                                                                të hapet

 
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save