Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 474 datë 03.05.2013 SHLUP "Kristal"

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 474 datë 03.05.2013


Për vlerësimin në kuadër të heqjes së kushteve të akreditimit për programin e studimit, Bachelor në “Administrim Publik”, të Shkollës së Lartë Private “Kristal”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin në kuadër të heqjes së kushteve të akreditimit për programin e studimit, Bachelor në “Administrim Publik”, të Shkollës së Lartë Private “Kristal”, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar pozitiv pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Në lidhje me plotësimin e kushteve të akreditimit, Këshilli i Akreditimit arrin në këto përfundime:
Për programin e studimit Bachelor në “Administrim Publik”:
§  Bazuar në dosjen e programit bachelor Administrim Publik, vizitat në institucion, bisedat me studentët në terren dhe analizat e kryera në bazë të dokumentacionit përkatës të vënë në dispozicion vlerësoj se në Universitetin Kristal, janë kryer përmirësime dhe vihet re një progres në plotësimin e kushteve të vendosura në bazë të urdhrit nr.239 datë 31.05.2011 në mbështetje të nenit 62 dhe të ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar. Në plotësimin e 3 kushteve të vendosura vihet një progres që nga momenti kur janë vendosur kushtet deri në momentin e plotësimit të tyre. SI dhe ajo që është e rëndësishme për tu vënë në dukje është se UK po kryen një riformatim të sekretarisë mësimore si dhe në përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në ligj. Vlerësoj se UK duhet të vazhdojë punën intensivisht në arritjen e rezultateve dhe një performance të lartë për vetë universitetin. Ne bazë të vlerësimit dhe analizës së kryer vlerësoj se UK i ka përmbushur kushtet e vendosura nga ministri.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Heqjen e kushteve të akreditimit për programin e studimit, Bachelor në “Administrim Publik”, bazuar në Urdhërin e MASH, Nr. 239, date 31.05.2011.
 
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save