Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 471, datë 03.05.2013 SHLUP “Universiteti Planetar i Tiranës”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 471, datë 03.05.2013
 

Për akreditimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Bachelor në “Financë dhe Shkenca Juridike”; Bachelor në “Financë - Kontabilitet”; Bachelor në “Juridik dhe Administrim Publik”; Bachelor në “Juridik dhe Shkenca Ekonomike”; Bachelor në “Inxhinieri Informatike dhe Elektronike”; Bachelor në “Inxhinieri Elektronike dhe Telekomunikacioni”; Master i Shkencave në “Shkenca Edukimi”; Master i Shkencave në “Shkenca Sociale”; Master i Shkencave në “Farmaci”; Master Profesional në “Drejtim dhe Administrim Arsimi”; Master Profesional në “Infermieri Klinike” dhe Master Profesional në “Infermieri Kirurgjikale”, të Shkollës së Lartë Private “Universiteti Planetar i Tiranës”.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Bachelor në “Financë dhe Shkenca Juridike”; Bachelor në “Financë - Kontabilitet”; Bachelor në “Juridik dhe Administrim Publik”; Bachelor në “Juridik dhe Shkenca Ekonomike”; Bachelor në “Inxhinieri Informatike dhe Elektronike”; Bachelor në “Inxhinieri Elektronike dhe Telekomunikacioni”; Master i Shkencave në “Shkenca Edukimi”; Master i Shkencave në “Shkenca Sociale”; Master i Shkencave në “Farmaci”; Master Profesional në “Drejtim dhe Administrim Arsimi”; Master Profesional në “Infermieri Klinike” dhe Master Profesional në “Infermieri Kirurgjikale”, të Shkollës së Lartë Private “Universiteti Planetar i Tiranës”, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.

 

Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programet e studimit, i përmbushin objektivat formues, por kanë edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim

 REKOMANDON:


Për programin e studimit Bachelor në “Financë dhe Shkenca Juridike”

§  Të zgjerohet fondi i bibliotekës së institucionit me botime vendase e të huaja dhe sidomos shtimi i fondit elektronik me e–book, me periodikë që publikojnë ligjet e miratuara, të cilat do të lehtësojnë ndjeshëm përballimin e të gjithë nevojave për mësimdhënie dhe kërkim shkencor.

§  Të prezantohet një literaturë bibliografike paraprake në formën e leksioneve të shkruajtura në format word ose power – point.

§  Të krijohet një koordinim më i efektshëm ndërmjet Departamenteve për menaxhimin e programeve të përbashkëta, për zgjidhjen e problemeve të studentëve persa i perket vëllimit të njohurive dhe literaturës bibliografike përkatëse, për përmirësimin e struktures kurrikulare.

§  Të arrihet një koordinim më i qartë ndërmjet departamenteve dhe Njësisë së sigurimit të brendshëm të cilësisë si për vjeljen e informacionit, ashtu edhe për reflektimin mbi rezultatet e vlerësimit.

§  Të rritet numri i institucioneve homologe brenda dhe jashtë vendit me të cilët të ketë marrëveshje të veçanta bashkëpunimi në fushën e kërkimit shkencor dhe të organizmit të aktiviteteve shkencore ndërkombëtare.

§  Të përmirësohet dhe forcohet aktiviteti i zyrës së karrierës, për tu ofruar informacion më të detajuar studentëve për mundësitë e punesimit pas përfundimit të studimeve të këtij niveli Bachelor.

§  Të zgjerohen fletëpalosjet në formën e një guide të shkruar ose elektronike, tradicionale per Universitetet e Evropës Perëndimore.

 

Për programin e studimit Bachelor në “Financë - Kontabilitet”

§  Të përmirësohet programi mësimor, ku përveç lëndeve të parashikuara si menaxhim, drejtim marektingu, drejtim financiar, duhet të përfshihen lëndë të detyrueshme edhe lëndët e Menaxhimit të burimeve njerzore dhe ajo e Menaxhimit të operacioneve.

§  Institucioni duhet të bëjë përpjekje më të mëdha për krijimin e një fondi sado modest për kualifikimin e pedagogëve.

§  Në përputhje me standardet, institucioni duhet të japë informacion për tërësinë e njohurive paraprake që duhet të ketë studenti për të ndjekur një lëndë të caktuar në semestrin apo vitin në vijim, duhet që lëndët të kenë edhe pemen e lëndëve paraprake që duhet të kenë likujduar.

§  Të krijohen mundësi për të rritur numrin e studentëve, për të siguruar jo vetëm mjedis më konkurues por edhe një qendrueshëri financiare që i shërben edhe përmirësimit të cilësisë.

 

Për programin e studimit Bachelor në “Juridik dhe Administrim Publik”

§  Të zgjerohet fondi i bibliotekës së institucionit me literaturë elektronike, e–book, veçanërisht me periodikë për këtë program studimi.

§  Të arrihet një koordinim më i qartë ndërmjet departamenteve dhe Njësisë së sigurimit të brendshëm të cilësisë si për vjeljen e informacionit, ashtu edhe për reflektimin mbi rezultatet e vlerësimit.

 

Për programin e studimit Bachelor në “Juridik dhe Shkenca Ekonomike”

§  Të shtohen zërat e librave në bibliotekë, si dhe rifreskimi i tyre me libra të rinj, në funksion të përditësimit të vazhdueshëm të syllabuseve të moduleve/lëndëve respektive.

§  Të realizohen marrëveshje bashkëpunuese, jo vetëm me sektorin privat por edhe me atë publik, veçanërisht me institucione të specializuara të administratës publike të nevojshme për këtë program, për natyrën e veçantë që ai paraqet ku shkencat juridike dhe ekonomike, janë në funksion të diplomës që studenti merr.

 

Për programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri Informatike dhe Elektronike”

§  Të plotësohet prezantimi i një numri të leksioneve në faqen e web të institucionit.

§  Të sigurohet një literaturë elektronike më e pasur, veçanërisht i periodikëve më të shumtë për këtë program studimi.

§  Të arrihet një koordinim më i efektshëm ndërmjet Departamenteve për menaxhimin e programeve të përbashkëta, për zgjidhjen e problemeve të studentëve në lidhje me vëllimin e njohurive dhe literaturën përkatëse, për përmirësimin e kurrikulave.

§  Të arrihet një koordinim më i qartë ndërmjet departamenteve dhe Njësisë së sigurimit të brendshëm të cilësisë si për vjeljen e informacionit, ashtu edhe për reflektimin mbi rezultatet e vlerësimit.

§  Të realizohen bashkëpunime me Profesorë te huaj për zhvillimin e ndonjë moduli në mënyre për të permirësuar mësim-dhënien si dhe për të fituar eksperienca akademike.

 

Për programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri Elektronike dhe Telekomunikacioni”

§  Të sigurohet një literaturë elektronike më e pasur, veçanërisht i periodikëve më të shumtë të fokusuara në fushat e elektronikës dhe telekomunikacionit.

§  Të arrihet një koordinim ndërmjet Departamenteve për një menaxhim të përbashkëta dhe didaktike për të përmirësuar procesin mësimor.

§  Të krijohen sa më shpejt laboratorë të paktën në nivelin didaktik në fushën e telekomunikacioneve dhe të automatikës.

§  Të arrihet një koordinim më i qartë ndërmjet departamenteve dhe Njësisë së sigurimit të brendshëm të cilësisë si për vjeljen e informacionit, ashtu edhe për reflektimin mbi rezultatet e vlerësimit.

 

Për programin e studimit Master i Shkencave në “Shkenca Edukimi”

§  Të mundësohet përfshirja në projekte dhe grante nga brenda dhe jashtë vendit.

§  Të bëhet e mundur që studentët e programit të studimit të shfaqin qasje kritike për zhvillimet në këtë Institucion.

§  Të realizohet mobiliteti i studentëve në programe jashtë vendit.

§  Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

 

Për programin e studimit Master i Shkencave në “Shkenca Sociale”

§  Të mundësohet përfshirja në projekte dhe grante nga brenda dhe jashtë vendit si dhe në projekte Tempus.

§  Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

 

Për programin e studimit Master i Shkencave në “Farmaci”

§  Të mundësohet përfshirja në projekte dhe grante nga brenda dhe jashtë vendit si dhe në projekte Tempus.

§  Të sigurohet literaturë elektronike më e pasur, veçanërisht i periodikëve më të shumtë për këtë program studimi.

§  Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

 

Për programin e studimit Master Profesional në “Drejtim dhe Administrim Arsimi”

§  Të mundësohet përfshirja në projekte dhe grante nga brenda dhe jashtë vendit.

§  Të bëhet e mundur që studentët e programit të studimit të shfaqin qasje kritike për zhvillimet në këtë Institucion.

§  Të realizohet mobiliteti i studentëve në programe jashtë vendit.

§  Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

 

Për programin e studimit Master Profesional në “Infermieri Klinike”

§  Të përmirësohet sistemi i brendshëm i kontrollit të cilesisë pasi nuk demonstron evidencë për çdo proçedurë të kryer.

§  Të realizohen bashkëpunime me institucionet jashtë vendit.

§  Të përmirësohet procesi i kërkimit shkencor pasi është në fazat fillestare.

§  Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.
 

Për programin e studimit Master Profesional në “Infermieri Kirurgjikale”

§  Të mundësohet përfshirja në projekte dhe grante nga brenda dhe jashtë vendit.

§  Të pasurohet literatura për këtë program studimi.

§  Të përmirësohet sistemi i brendshëm i kontrollit të cilesisë pasi nuk demonstron evidencë për çdo proçedurë të kryer.

§  Të realizohen bashkëpunime me institucione të huaja.

§  Të përmirësohet procesi i kërkimit shkencor pasi është në fazat fillestare.

§  Të përmirësohet praktika profesionale pasi nuk është në nivelin e kërkuar për nivelin e programit të studimit.

§  Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.
 

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, dat         ë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit:                          Bachelor në “Financë dhe Shkenca Juridike”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Bachelor në “Financë - Kontabilitet”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Bachelor në “Juridik dhe Administrim Publik”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Bachelor në “Juridik dhe Shkenca Ekonomike”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Bachelor në “Inxhinieri Informatike dhe Elektronike”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Bachelor në “Inxhinieri Elektronike dhe Telekomunikacioni”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në “Shkenca Edukimi”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në “Shkenca Sociale”
të akreditohet.
 
Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në “Farmaci”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Master Profesional në “Drejtim dhe Administrim Arsimi”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Master Profesional në “Infermieri Klinike”
të akreditohet.

Programi i Studimit:                          Master Profesional në “Infermieri Kirurgjikale”
të akreditohet.
 

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
Cookies user preferences
We use cookies to ensure you to get the best experience on our website. If you decline the use of cookies, this website may not function as expected.
Accept all
Decline all
Analytics
Tools used to analyze the data to measure the effectiveness of a website and to understand how it works.
Google Analytics
Accept
Decline
Unknown
Unknown
Accept
Decline
Save